Rrogozhinë, Deliu: Mos shisni votën për një thes miell, ulje taksash për biznesin

439
Ulja e taksave për biznesin sjell mundësi punësimi. Kështu është shprehur kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë Eqerem Deliu në takimin e organizuar me bizneset në këtë qytet. 
Qeveria e sotme ka dyfishuar taksën e biznesit, u shpreh z.Deliu, ndërsa u premtoi të pranishmëve se ulja e taksave është forma më e mirë që biznesi të ofrojë punësim.
Deliu tha se do të ulë jo vetëm taksën për bizneset, por çdo lloj takse që varet nga bashkia. Përpara bizneseve në Rrogozhinë, kandidati i Partisë Demokratike prezantoi disa nga pikat e programit të tij për rininë në sektorin e bujqësisë, etj. 
Nga sheshi qendror i Rrogozhinës, z Deliu u kërkoi votuesve të mos e shesin votën për një thes miell. Në këtë takim, kandidati Eqerem Deliu u shoqërua nga deputeti Eduard Halimidhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Sigal