Rrogat e deputetëve, Blushi zbulon shifrat e majme

480
Ben Blushi sot ka zbuluar se sa është rroga e një deputeti dhe pa ju dredhur qerpiku u ka kërkuar llogari. Sipas tij, jo të gjithë deputetët janë të aftë dhe sa më pak të jenë ata në numër, shpenzimet kësisoj do të zvogëloheshin. “Padyshim që ky parlament duhet të jetë më i vogël. 140 burra dhe gra jemi këtu, po shumë pak e kemi justifikuar këtë madhësi në 25 vjet. Mund të jemi 100. Kjo mund të ishte një prekje kushtetuese e domosdoshme.
Kemi nevojë të zvogëlojmë veten. Do të vinin më pak “roshër” në këtë parlament, do të kishte më pak vend për injorantë, analfabet, të dhunshëm, por edhe sikur kjo të mos ndodhte se nuk është e thënë që sasia sjell ndryshime cilësore, thonë, po të paktën 100 burra dhe gra do t’u kushtonim shqiptarëve më lirë. E dini sa kushton kostoja e njerit prej nesh? E dini sa shkon? 4 deri 5 mijë euro në muaj! Hiqni nja 40 vetë, shumëzoji për 4 mijë euro, i bien nja 2 milion euro në vit!  T’ia kthejmë shqiptarëve ato, pse t’i harxhojmë ne kot?! S’po bëjmë ndonjë punë të madhe!  Reformën në Drejtësi s’po e bëjmë dot, kemi 18 muaj. Po ta kishim çuar tek shqiptarët, do ta kishin votuar para 18 muajsh! E sigurtë”, u shpreh Blushi.
Sigal