Rritja e pensioneve, Basha: Tallje e rëndë me popullin

476
Lulzim Basha ka reaguar me anë të një deklarate për mediat pas vendimit të qeverisë për indeksimin e pensioneve, një vendim i marrë pak ditë më parë nga qeveria. Sipas Bashës, ky vendim është një tallje me 635 mijë pensionistët nga ana e qeverisë.
“Edi Rama po fryn me pompe vendimin per indeksimin me 1.6 perqind te pensioneve, qe ne te vertete eshte nje tallje e rende. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj. Pra nje buke e 100 gram djathe ne muaj eshte bujaria e Edi Rames nderkohe qe çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim eshte nje turp i qeverise në ikje, nje mase e pritur me perbuzje. Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco te Beqes? Asnje vendim i tille qesharak nuk e shpeton Edi Ramen nga pensioni i afert politik.
Sigal