Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të negociohet Rritja e buxhetit me 5 % e GDP, pasi sipas tij kjo është e pamudur për vendin tonë.Sipas tij do të diskutohet pë rrritje të buxhetit por jo për rritjen deri në 5% të buxhetit.
Bejtja: Ke premtuar në vitin 2013 se do të rrisësh buxhetin për arsimin 5 % të GDP-së?
Rama: Bëhet në një afat shumë të gjatë duhet të diskutohet. Nuk është ai thelbi! Në parim jam dakord!
Bejtja: Kur e premtove a kishe parasysh ta realizoje?
Rama: Kisha parasysh ta realizoja por përballimi me realitein na tregoi që është e pamundur për një vend si i joni. Dhe nuk e ka asnjë vend të Rajonit. Në përqindjen e buxhetit, është në nivelet më të larta në Rajon. Dakord në parim përgjysmimin e tarifës, por jo në mënyrë të unifikuar. Nuk negociojm për këtë as me ty as më studentët! Do të diskutojmë për rritjen e buxhetit në arsim!