Rriten tensionet te Teatri, artistët çajnë kordonin e Policisë. Nuk ndalet dhuna ndaj tyre

545
Sigal

Qytetarëv të gjakosur, artistë të dhunuar, kjo është pamja që të ofron sot qendra e Tiranës, teksa kërkohet mbrojtja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Situata u nxeh në momentet kur në ambientet e brendshme të Teatrit kanë hyrë qytetarë të panjohur, që sipas artistëve mund të tentojnë ti vënë flakën godinës. Si pasojë e përplasjes me policinë një qytetar është gjakosur, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Numri i punonjësve të policisë të pranishëm ka ardhur duke u rritur, ndërsa ka pasur shtyrje dhe në drejtim të punonjësve të medias.