Rriten rrogat për punonjësit e SHISH

84
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur rritje page për punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në bazë të këtij vendimi do të rriten pagat vetëm për një kategori të caktuar të punonjësve, dhe bëhet fjalë agjetët e SHISH në terren.
Konkretisht:
“7. Punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, që marrin pagën sipas niveleve të klasifikimit të këtij vendimi, u jepet shtesë për vështirësi vendi dhe zone:
a) Për punonjësit e klasave 1.1 deri 1.4, të nivelit I, të lidhjes nr.1, në masën deri në 30% të pagës bazë mujore; 
b) Për punonjësit e klasave 1.5 dhe 1.6 të nivelit I, si dhe për punonjësit e niveleve II, III dhe IV, të lidhjes nr.1, në masën deri në 50% të pagës bazë mujore. 
Masa e shtesës për çdo vend pune brenda kufijve si më sipër, vështirësia e funksionit si dhe kriteret për përfitimin e shtesës mbi pagë përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”.