Rrihet nga vartësi i tij Xhelal Mziu, policia përpiqet të fshehë ngjarjen

921
Sigal

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur nga një prej vartësve të tij në policinë bashkiake. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës. Xhelal Mziu kryetari aktualë I bashkisë së Kamzës , kandidojë pas shkatërrimit që I bëri Ujsjellsit të Tiranës dhe administratës së tijë . Pas largimit të tijë vendin e Drejtorit të Ujsjellës –Kanalizimeve e zuri Sahit Dollapi I cili me sa duket ka vendosur të ecë në gjurmët e Mziut. Kjo për faktin se Xhelal Mziu siç diskutohet në qarqe të ngushta mund të kandidojë për deputetë dhe në Bashkinë e Kamzës do kandidojë Sait Dollapi. Por le ti kthehemi ngjarjes që dje në mesditë tronditi mbarë Kamzën,qytetarët e sajë dhe alarmojë spitalin ushtarak.  Mësohet se Mziu është goditur në fytyrë, duke u gjakosur. Ai sipas faqeve elektronike, është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim, ndërkohë që policia është përpjekur që ta fshehë ngjarjen. Ajo nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rrahjen e Mziut. Sherri mes Mziut dhe vartësit të tij mësohet se ka ndodhur në një zyrë elektorale të PD-së, por policia nuk e bënë publike që në këtë  qendër  të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.  Shumë herë është përfolur dhe, madje janë bërë edhe publike, qëndrimet arrogante të kryebashkiakut të Kamzës Mziut edhe me vetë punonjësit e bashkisë.   Në të kaluarën ka patur raste,  që janë bërë publike edhe në emisionet televizive, ku punojës të Bashkisë dhe sidomos qyetaret janë ankuar për sjellje të cilat kanë të bëjnë me karakterin e dobët moral të kryebashkiakut Mziu. Deri në orët e vona kryebashkiaku i Kamzës nuk ka bërë padi në polici. Kjo dëshmon edhe se Mziu i trembet ballafaqimit  gjyqësor me ata që e kanë goditur,  të cilatë janë punonjës të kësaj bashkie, sepse  vetë Mziu do të mbulojë shkaqet që i kanë shtyrë autorët e dhunimit, të godasin kryebashkiakun. Krimet e fundit dhe goditja e funksionarëve të lartë tregon se njerzit u ka vajtur thika në palc ,duke mos besuar më tek ky shtet dhe kjo drejtësi. Ata  i janë kthyer vetgjyqësisë si e vetmja mundësi për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarve shqiptar nga këto mostra që me babëzinë e tyre nuk pyesin as për  dinjitetin dhe as për bukën e gojës së shqiptarve të varfër.