“Rri si nusja e bukur”, ish-të përndjekurit i zënë pritë ministres së Drejtësisë, ajo del nga dera tjetër

578
Një grup nga përfaqësuesit e të përndjekurve politikë kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, teksa ministrja Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me kreun e Autoritet Kombëtar Italian të Anti-korrupsionit, Raffaele Cantone.
Ish- të përndjekurit kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë këst shpërblim për vitet e burgut, ndërsa paralajmëruan për një tjetër grevë urie si ajo e vitit 2012. Ata nuk kursyen akuzat ndaj ministres, ndërsa kjo e fundit doli nga dera tjetër e institucionit.
“Ajo rri aty si nusja e bukur dhe nuk na takon. Këta janë komunistë. Jam i burgosur politik dhe jemi rreth 60 vetë në protestë. Për ne që bëmë grevën e urisë nuk e vë njeri ujin në zjarr. Nuk kam marrë asnjë lek, kam bërë 5 vite burg. Do bëhemi gati për një grevë urie si në vitin 2012”- ka thënë një nga ish të përndjekurit.
Sigal