Rrëzohet dekreti i Nishanit për marrëveshjet ndërkombëtare

464
Sigal

Maxhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit, që kishte kthyer për rishqyrtim në seancë ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. 73 deputetë votuan kundër dekretit të Presidentit të Republikës, që ktheu ligjin duke deklaruar se ai bie ndesh me Kushtetutën. Qëndrimi i Presidentit u mbështet edhe nga Partia Demokratike, që thotë se ligji shkel Kushtetutën duke i hequr Parlamentit dhe duke ja dhënë Qeverisë të drejtën për të vendosur për marrëveshje financiare. Megjithatë, pak debat u zhvillua në Kuvend në lidhje me kalendarin e ditës. Ajo që mbizotëroi edhe në këtë seancë parlamentare ishte reforma zgjedhore çështja e pajisjes italiane, që opozita thotë se përgjoi e qeveria të kundërtën.