Rrëzohet amandamenti i Braçes për tatimin mbi pagën deri në 40 mijë lekë, Rama: Nuk u bë deti kos

523
Sigal

Kuvendi ka rrëzuar amandamentin e propozuar nga Erion Braçe mbi tatimin për pagat mujore deri në 40 mijë lekë.

Gjatë diskutimit me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetajn, për tatimin mbi të ardhurat personale, Erion Braçe propozoi taksë zero për ata që kanë një pagë mujore deri në 40 mijë lekë.

Braçe u shpreh se duhet të mbrojmë të ardhurat minimale, pasisipas tij norma e rritjes së të ardhurave nga puna, më atë të të ardhurave nga kapitali nuk mund të barazohet menjëherë.

Pas diskutimeve dhe hedhjes në votim, 63 deputet votuan kundër, 1 pro (vetë Braçe), 12 abstemin.

“Mbrojtën e një fashe, për të ardhurat nga puna. Gjithë ky diskutim zhvendoset edhe në një plan tjetër, ka ardhur koha që logjik për tatimin mbi të ardhurat të ndryshojë, pas transformimesh që kanë pësuar të ardhurat e individëve dhe kompanive. Ka ardhur momenti që ligji të rishikohet plotësisht, në këtë kontekst unë mendoj se ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për çdo familje. Të ardhurat totale janë thjesht dhe vetëm nga puna, nga një rrogë, si ndodh edhe të vijnë nga qiradhënia, aksionet etj. Duhet të bëjmë një debat për të integruar gjithë të ardhurat e një familje për ti deklaruar dhe për t’ia nënshtruar një tatimi progresiv në total. Duhet të mbrojmë të ardhurat minimale, ndodh në çdo vend të Evropës kjo, duhet ta bëjmë dhe ka arsye, se norma e rritjes së të ardhurave nga puna, më atë të të ardhurave nga kapitali nuk mund të barazohet menjëherë.

Nga shuma e pagave te deklaruara nga 20 mld lekë, paga deri 40 mije lekë të vjetra zënë vetëm 2.5 % të totalit si të ardhura nga puna, nga rroga, por të ardhurat mbi 4 miliardë, zënë 20% të gjithë rrogave.

Nëse sot buxheti nuk ka mundësi se fatura e kësaj mase shkon 4.6 mld lekë, ta bëjmë këtë diskutim pjesë të proceseve mbi tre muajt që të kemi ligj që të godasë pabarazinë në vend.”- u shpreh Braçe.

Ndërkohë ministri e Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se 97% të punësuarve kanë ulje taksash.

“Taksa e sheshtë u merret shqiptarëve 10% nga paga. 97% e të punësuarve kanë ulje takash. Ata nga 1-30 mijë lekë pagën e kanë të përjashtuar nga tatimi. Taksimi nga 30-40 mijë lekë është simbolik. Përsa u përket të ardhurave nga kapitali nga 0-5 mln e kemi zero, dhe nga 5-14 mln lekë e kemi 5%. Kemi një pasqyrë të konsoliduar që e ndihmon punësimin dhe ruan një balancë të drejtë. Do të sugjeroja ta rrëzonim amendamentin.”- u shpreh Ahmetaj.

REAGIMI I RAMËS

Duke qenë së është bërë për një periudhë jo të vogël gjatë diskutimeve të buxhetit ky debat, e duke qenë se kam mundur ta ndjek nga fare këtë, por edhe nga ana tjetër duke pasur parasysh që FMN e ka nisur historinë  e marrëdhënies me ne në vjeshtën e 2013 me kërkesën për të ulur pagat e pensionet dhe sot e gjithë ditën i qëndron kërkesës për të zbritur më poshtë nivelin e taksimit të pagës, pra për ta filluar taksimi e pagës nga 150 mijë lekë të vjetra që natyrisht ne e kemi refuzuar, është mirë që të mos dalim nga konteksti në të cilin jetojmë. Kemi pasur një periudhë shumë të vështirë rregulli në llogaritë e shtetit.

Ajo që është shumë e rëndësishme të mos harrohet se sidoqoftë, ne i qëndruam që në buxhetin e parë premtimit për të kaluar nga taksa e sheshtë që ishte grabitje e mirëfilltë e atyre që fitonin më pak te taksimi i ndershëm, kush fiton më shumë paguan më shumë. Ne jemi shumica që kemi taksuar më fort ata që fitojmë më shumë.

Kur të më tregoni një vend në rajon që e takson zero biznesin e vogël me xhiro deri në 140 mijë dollarë, deri në 5% atëherë hajde dhe e bisedojmë. Pagat 400 taksoheshin 10%, sot paguhen vetëm 1.89% që është një taksim në raport me ata që janë 300 e poshtë qe nuk paguajnë asgjë.

Unë e kuptoj që mund të vijmë te kërkesa që kush lexon buxheti i shtetit ti japë lekë, por nuk jemi këtu. Po kjo nuk do të thotë që u bë deti kos, nuk jemi armiqtë e atyre që kanë më shumë.