Rrëfimi tronditës i “Dëshmitarit X”, reagon Rama: Nëse ky është flamuri i opozitës, BE është treg fshatar

773
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme pas publikimit të rrëfimit tronditës të “dëshmitarit X”. Në një formë disi të pazakontë, Rama përdor sarkazmën për të hedhur poshtë akuzat e PD. Ai e fillon me aksionin e opozitës, kalon tek bota, më pas tek gjeometria, pazari dhe në fund tek kreu i PD.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, shkruan Rama.

Ky është reagimi i parë i kryeministrit pas publikimit të dëshmisë nga selia blu të Albert Veliut, personi i cilësuar “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin ku përfshihet vëllai i ministrit të Brendshëm. Kujtojmë se Rama deklaroi se audio-përgjimi ishte fals dhe se ekspertë të njohur e kishin vërtetuar këtë gjë.

Edi Rama fb