Rrëfimi i Manjanit: Si e shpërdoroi Rama ambasadorin amerikan

552
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, për arsyet e shkarkimit të tij, dhe për prapaskenat e reformës në drejtësi.
Manjani ka folur dhe për ndikimin e ambasadorin Lu në këtë proces, si dhe për deklaratat e forta që Lu lëshonte në konferencat për reformën. Sipas Manjanit ambasadori Lu ka bërë një propagandë për reformën e udhëzuar dhe ndërtuar nga Kryeministria: 
“Pati një sërë problemesh me reformën edhe me Komisionin e Venecias, edhe me përkthimet…
Përkthimet janë çështje e mëvonshme por në fillim procesi ishte i mbyllur, hapej vetëm për propagandë, ftohej ambasadori amerikan për të thënë jo ”orat”, ”jo brryli”, ”jo kthesat”, e cila ishte propagandë, asgjë tjetër!
E gjitha ishte pjesë e një propagande, e ndërtuar në Kryeministri për të fajësuar gjykatat dhe për të mbrojtur qeverinë. Dhe ia kanë arritur qëllimit. Patjetër që po. Sepse sot opinioni publik është i karikuar në mënyrë të tillë sikur ky Vettingu për shembull do zgjidhi Shqipërinë. Dhe kjo është pjesë e propagandës.”
Manjani ka treguar sesi Ministri i Drejtësisë është lënë mënjanë në procesin e reformës në drejtësi, pasi me reformën merreshin ekspertët, dhe çuditjen që i ka mbetur nga fakti se të gjithë ekspertët e reformës ishin të lidhur me Soros-in. 
“Çuditërisht të gjithë ekspertët që u ftuan në një mënyrë a në një tjetër ishin pjesë e Fondacionit SOROS, çuditërisht! Nuk pati asgjë jashtë Fondacionit SOROS! Dhe unë nuk jam nga ata që mendoj se e keqja e Shqipërisë është Fondacioni SOROS, nuk e kam menduar kurrë këtë gjë, por çuditërisht Netëork-u i këtyre njerëzve lidhej me Fondacionin SOROS. Është njësoj si të themi që takohemi diku në kafe dhe për shkak se rrimë shpesh krijojmë një Netëork. Kështu është edhe puna e Fondacionit SOROS.”
Ai ka treguar sesi drafti i reformës mbahej larg duarve të Ministrisë së Drejtësisë me justifikime.
“Shikoni, unë nuk jam nga ata që kërkoj konspiracion mbas ekspertëve. Nuk më është dukur fare shqetësuese. Mua më është dukur shqetësuese kjo gjë: mbyllja, produkti. Ishte i mbyllur. Nuk qarkullonte. Kur kam hyrë në ministri nuk kisha projekte, nuk kisha drafte! Po që e justifikonin: ”S’ka nevojë ta shikosh se e kanë parë ekspertët”. Kjo ishte shprehja ”E kanë parë ata, ç’a halli ke”
Manjani ka folur gjithashtu dhe për shkarkimin e Saimir Tahirit dhe kanabizimin e vendit. Sipas Manjanit 3 ministrat e tjerë u shkarkuan për të maskuar shkarkimin e Tahirit.
“Për të maskuar Saimir Tahirin. Për të maskuar ekzakt Saimir Tahirin! bajti një kosto që nuk është e tij, duhet ta themi. Është e Ed Ramës, nga ”A”-ja te ”ZH”-ja dhe sigurisht që do bënte edhe reagimin e tij, se njeri është, prej mishi dhe prej kocke, duke i thënë ”pse do më shkarkosh”. Dhe për të mbuluar këtë gjë sigurisht që do shkarkoheshin edhe disa të tjerë, unë e kam thënë që është kolla për të mbuluar mender jush pordh*t.”
Sipas Manjanit zgjedhjet e lira nuk janë të garantuara dhe janë në rrezik pasi policia e shtetit është e politizuar me PS-në dhe kanabisi është një tjetër faktor që rrezikon këto zgjedhje.
“Ç’ishte ajo ”Faleminderit Saimir!”?! Policia e Shtetit falenderon Saimirin?! Po ç’domethënë kjo?! Në cilin vend të NATO-s, apo BE-së dalin policë edhe i thonë ”Faleminderit” një ministri që ikën. Ç’është kjo?! Përveçse militantët e partisë nuk ka kush ta bëjë tjetër dhe kjo është një gjë që lë një shije shumë të keqe në kuptimin e shtetit, ligjit, e funksionimit të jetës politike. Padiskutim që Partia Socialiste paska disa militantë në polici.
Kush do na garantojë zgjedhje ne? Këta që thonë ”Faleminderit Saimir”?! Janë të rrezikuara jo të garantuara! Sepse zgjedhjet sot rrezikohen, më falni për mungesën e modestisë por e kam denoncuar para një viti këtë gjë: kanabisi.”
Manjani ka deklaruar se kanabisi është një fenomen i përhapur masivisht në vend që prej shtatorit të 2015-tës, dhe ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë në lidhje me kanabisin duke thënë se një pjesë e drogës administrohet nga shteti.

“Në klimën e mohimit, e mosbesimit, e mungesës së përvojës, në klimën e politizimit të tejskajshëm sigurisht që shifrat e tua relativizohen sepse kundërshtari çfarë të thotë: ”Ti po kap drogën që nuk është e jotja. Nuk thashë që është e Tahirit, por ka drogë që është e administruar nga shteti.”
Pyetur nga Shuplaka.com nëse ai ka gisht në shkarkimin e Tahirit Manjani e ka mohuar, pasi sipas tij lëvizja e Ramës për të shkarkuar ministrat është një lëvizje parazgjedhore nervore, e ndikuar nga presioni i çadrës dhe rezultatet e këqija qeverisëse.
“Është i gjithë spekulim. Unë nuk e di këtë gjë se nuk kam qenë dëshmitar i asnjë diskutimi.
Arsyeja e lëvizjes së ministrave përpara fushatës zgjedhore është thjesht një reagim, nervoz, ekskluzivisht nervoz, krejtësisht i paqartë i kryeministrit të vendit, i cili ndjehet në presion të gjithëanshëm. Nga të gjitha anët: nga rezultatet e këqija në qeveri, nga çadra e opozitës…”
Manjani ka folur dhe për koalicionin PS-LSI duke deklaruar se koalicioni nuk është vendosur nga ana e LSI-së.
“Shikoni.Unë jam anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe nuk di gjë. Pra nuk kemi ende një vendim dhe ky është presion për Kryeministrin. Pra i ndjerë në presion mediatik, politik dhe social, edhe të brendshëm, në kuptimin e koalicionit, sigurisht që i shkakton një nervozitet, i ka shkaktuar mungesë fokusi dhe mesazhi është krejtësisht konfuz.”
Manjani ka deklaruar se lëvizja e Bashës është një lëvizje e drejtë e cila po i jep unitet PD-së dhe opozitës në vend dhe mbështet idenë se zgjedhje pa opozitën nuk ka.
“Besoj që çadra ka krijuar një unitet, një soliditet brenda PD-së që nuk është pak, është e rëndësishme, e para. Dhe e dyta unë nuk mendoj që është legjitime tashmë, por ata kanë të drejtë. Edhe teoria e kryeministrit ”Hyjmë në zgjedhje, ju bëni çfarë të doni”, nuk ka zgjidhje për ta.”
Sigal