Rrëfen Erion Braçe/ I jam mirënjohës Fatos Nanos dhe Ilir Metës për formimin tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues brenda PS

305

Erion Braçe: I jam mirënjohës Nanos e Metës

Zëvendëskryeministri i ri, Erion Braçe, ishte i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH. Braçe komentoi protestën e studentëve si një zhvillim të ardhur në kohën e duhur për ta kthyer qeverisjen me këmbë në tokë.

Braçe: Ishim në ajër…

“Ishim në ajër në disa aspekte. Në sistemin e arsimit të lartë për shumë arsye ishin ndërtuar mure sociale që pengonin disa të rinj të merrnin arsimin e lartë”, – tha Braçe.

Braçe: Jam Erion Braçe, jo Lali Eri…

Po të isha ndryshe, do më thërrisni dhe mua Lali Eri, nuk do të më thërrisnin Erion Braçe…”- tha zv.kryeministri në RTSH. Për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidatura për Tiranën dhe Fredi Kokoneshi për Bashkinë e Divjakës.

Braçe:  Unë do të luftoj oligarkët

Ka njerëz që paragjykojnë garat, në funksion të përfitimeve të tyre personale. Ka njerëz që i mëshojnë garave të drejta dhe transparente. Unë jam nga këta të fundit. Oligarkët nuk luftohen siç thotë Lulzim Basha, që thotë do i fus në burg. Luftohen me ekonomi të hapur dhe konkurruese. Unë mendoj se ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Braçe në “Përballë”.

Braçe: I jam mirënjohës Nanos e Metës…

Fatos Nanos i jam shumë mirënjohës për një pjesë të formimit tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues edhe brenda PS. Nuk e mendoj dot veten në një parti si PD që ka drejtuar Sali Berisha. Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet asnjëherë në këtë vend. Kërkon 2/3 e votave në parlament dhe po ashtu duhet të kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, – tha Braçe në RTSH.