Rrëfehet Kokëdhima: Si më kërkoi Rama të bëhesha deputet

447
Koço Kokëdhima ka folur për raportet e tij me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, duke u ndalur tek mbështetja që i ka ofruar këtij të fundit për të ardhur në krye të PS.

Në emisionin Koço Kokëdhima ka rrëfyer qëndrimin e tij ndaj kreut të PS Edi Rama për çështje të ndryshme në funksion të drejtimin të Partisë Socialiste.

Teksa thekson se këshillat e tij kanë qenë të sinqerta, dhe në funksion të mirëqeverisjes, Kokëdhima thotë se ka qenë pro një reformimi të thellë të PS-së.

Sakaq, ai ka rrëfyer se nuk ka qenë dëshirë apo kërkesë e tij të bëhej deputet, por këtë gjë ia ka kërkuar lidershipi i PS në funksion të mirëqeverisjes gjatë koalicionit. Madje ai thotë se për shkak të faktit se u bë deputet, “i prishi shumë punë vetes”.

“Nuk e kam këshilluar kurrë Ramën në mënyrë të gabuar. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj. Kam qenë gjithmonë pro respektimit të mendimit ndryshe. As nuk doja të bëhesha deputet, as nuk kërkova të bëhesha deputet. Lidershipi i PS më ftoi të bëhesha deputet, për nevojë për një mbarëvajtje të koalicionit. Dhe shkatërrova shumë punë të miat për këtë. Nëse rregullat e listat i bën kryetari i partisë kjo është një gjë shumë e gabuar. Dhe unë jam kundër kësaj’, tha Koço Kokëdhima.
Sigal