Rrëfehet Agron Duka: Ja gabimi që bëmë në zgjedhje dhe çfarë do të ndodhë tani me PAA-në

506
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, ka fajësuar marrëveshjen Rama-Basha, për mos qenien pjesë të tij dhe të asnjë përfaqësuesi tjetër në parlament.
Me anë të një letre të hapur, Duka thekson se PAA u detyrua të shkrihej me PD-në në këto zgjedhje si pasojë e marrëveshjes së 18 majit.
Ndërsa thekson se PAA është një forcë e vjetër politike në vendin tonë dhe do të vijojë të qendrojë në politikë.

Postimi i Agron Dukës në Facebook:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste!
Pas një periudhe të nevojshme reflektimi, mendoj që disa gjëra dhe paqartësi duhen sqaruar për të ardhmen e kësaj force politike .
Së pari dua ti drejtohem atyre që më pyesin nëpërmjet mesazheve nëse do vazhdojmë të punojmë si PAA apo si rezultat i marrëveshjes
Basha – Rama, nuk do të ketë më parti të vogla dhe si pasojë do të shkrihemi me PD.
PAA është një parti e vjetër në skenën politike shqiptare e cila ka lindur si përfaqësuese e banorëve të zonave rurale, për ti dhënë rrugë zgjidhjeve problemeve të shumta që ka bujqësia dhe blektoria. Ajo ka në programin e saj gjithashtu çështjet e agroindustrisë dhe mjedisit dhe të gjitha këto çështje, unë mendoj që më mirë se PAA nuk mund ti trajojë asnjë parti tjetër, sepse ajo ka në gjirin e saj specialistët më të mirë të këtyre fushave.
Janë bërë edhe në të shkuarën përpjekje për të asimiluar partitë e vogla por ata gjithmonë kanë dështuar.
Duke e parë në këtë këndvështrim, megjithë rezultatin negativ të zgjedhjeve parlamentare, ne nuk kemi pse vëmë në dyshim egzistencën dhe misionin e PAA-së për të ardhmen. PAA nuk u provua duke konkuruar më vete, por në kushtet e krijuara pas marrëveshjes së dy forcave të mëdha politike, kandidatët tanë si dhe strukturat e PAA punuan shume në fushatën elektorale në vazhdimësi të punës të filluar që prej një viti, por duke qënë në siglën e PD, puna e tyre nuk pati asnjë mundësi që të dilte në pah e si pasojë, nuk mundëm të siguronim asnjë përfaqësues në parlament për katër vitet e ardhëshme.
Me këte rast dua të falenderoj z. Adi Haxhiymeri, z. Olsi Cukaj,
z. Edmond Biçoku, z. Bujar Huqi dhe të gjithë ata që punuan e kontribuan në këtë fushatë elektorale .
Vendimi për të mos konkuruar vetëm, ishte një vendim që u mor në konsultë me strukturat e PAA, ku shumica prej tyre duke menduar që nuk kishim numërues e komisioner dhe duke qënë se numri i votave të nevojshme për një mandat rritej shumë, gjykuan se dalja më vete na penalizonte shumë dhe fatkeq?sisht ky vendim rezultoi i gabuar. Si rezultat përgjegjesia kryesore në raste te tilla bie mbi Kryetarin dhe për këtë, do të diskutojmë në mbledhjen më të afërt të forumeve .
Së dyti pati edhe nga ata të cilët kandidimin në siglën e PD nuk e përkrahën dhe si pasojë ose nuk erdhën fare në fushatë duke shprehur hapur disaprovimin e tyre, ose punuan pa impenjimin maksimal.
Unë mendoj që këta persona, të cilët më parë kishin dhënë kontributin e tyre me shumë devotshmëri në ringritjen e strukturave të PAA në fushatên për zgjedhjet e pjesëshme nê Kolonjë ..etj nuk kanë përse tërhiqen nga jeta politike pranë PAA, por të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sepse ne humbëm një betejë por jo luftën për zgjidhjen e çështjeve për të cilën egziston kjo parti.
Me respekt!
Agron Duka
Sigal