Rradhë të gjata banorësh në Shkodër, si shpërndan ushqime dy ditë para zgjedhjeve Tom Doshi

851
Ashtu siç e kishte paralajmëruar dje Tom Doshi ka shpërndarë sot ndihma ushqimore për një pjesë të banorëve të Shkodrës.
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve në mes të ditës kandidati për deputetë nga ana e PSD-së në Shkodër shkel në mënyrë të hapur ligjin.
Pavarësisht se Doshi ishte shprehur se banorët të votojnë si të duan haptazi veprimtaria e tij cënon procesin zgjedhor.
“Unë për vete, ditën e premte kam përgatit 400 pako për pazar të vjetër, edhe ju kam thënë, ndaç më votoni, ndaç mos më votoni, unë du që edhe ju si gjithë të tjerët ta festoni festën e Bajramit, për ato familje që s’janë në gjendje të festojnë festën”, deklaronte dje Doshi.


Sigal