Roskovec/Pas problemit, ku kandidatët ishin me të njëjtën sigël, KQZ vendos: Flet-votimit nuk ndryshon

501
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e paradites vazhdimin e procesit zgjedhor në Bashkinë e Roskovecit.
Ora 11:00
Pas problemit me fletën e votimit, ku kandidatët kishin siglën e të njëjtit subjekt KQZ i ka dhënë zgjidhje problemit, duke njoftuar KZAZ rinisjen e procesit. Me shumice votash eshte vendosur nga KQZ qe fleta e votimit te mos ndryshoje.
ORA 09:00
Nuk nis procesi i votimit në Roskovec. Edhe dy orë pas hapjes zyrtare të kutive, në këtë bashki nuk ka nisir procesi. Janë evidentuar gabime në fletët e votimit.
Të dy kandidatët kanë të njëjtën sigël të subjekteve politike. Përkrah emrave të kandidatëve të PS dhe PD është sigla ASHE. Priten të vijnë fletët e reja të votimit për kandidatin.
Në zgjedhjet e katër viteve më parë demokratët fituan bashkinë e Roskovecit me Gëzim Caushin.
Katër vjet më vonë selia blu ia beson sërish këtij kandidati bashkinë me 24 mijë zgjedhës.
Nga ana tjetër maxhoranca ka vendosur të kandidojë një deputete, Majlinda Bufi, për ti marrë drejtimin e kësaj njësie vendore demokratëve.
Bashkia e Roskovecit është e organizuar në 34 qendra votimi.
Sigal