Rompuy-Barroso: “Statusi kandidat, i mundshëm”

440
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takohet me krerët më të lartë të BE, theksohen 12 prioritetet

Presidenti Bujar Nishani është njohur dje me vlerësimin e Brukselit mbi progresin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Brukseli zyrtar është shprehur me nota pozitive për progresin e Shqipërisë, por ka theksuar se 12 prioritetet mbeten kërkesë e vazhdueshme dhe vetëm nëse plotësohen ato, Shqipëria merr statusin. Në takimet që Nishani kreu sot në Bruksel me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian u theksua roli i politikës në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka ende mundësi të marrë statusin kandidat për në BE, por gjithë progresi varet nga vete Shqipëria në përmbushjen e 12 kritereve të përcaktuara nga KE. Ka qenë, kjo deklarata e presidentit të BE, Van Rompuy në konferencën për shtyp me presidentin Bujar Nishani sot në Bruksel. Rompuy theksoi se, dialogu politik i qëndrueshëm dhe konstruktiv mbetet esencial për suksesin e Shqipërisë. Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso përgëzoi progresin që ka arritur Shqipëria në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. Në konferencën e përbashkët me zotin Nishani, të mbajtur në Bruksel, Presidenti Barroso theksoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në BE. Nga ana e tij Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani theksoi edhe një herë angazhimin e politikës shqiptare, por edhe të tijin personal, për të vazhduar reformat kyçe në përmbushjen e 12 kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian. Presidenti Nishani përmendi një serë arritjesh që janë bërë deri tani, si miratimi i Kodit Zgjedhor, miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar dhe ligji antimafia, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar