Roli i zv/ministrave të Ramës

180

Deklaratat qesharake të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bern Boshard dhe të numër 2 Robert Wilton në mbrojtje të Rilindjes dhe Ramës për zgjedhjet e 2017, po marrin përmasa groteske.

2 zyrtarët më të lartë vendorë të OSBE-së në 2017 ishin Romina Kuko që merrej me aktivitetin e Policisë dhe Julian Hodo me çështjet zgjedhore.

Si rezultat i shërbimeve të bëra ndaj Rilindjes dhe fshehjes së manipulimeve në dobi te Mafias dhe krimit në Shtator të po atij viti të 2 zyrtarët e lartë vendorë të OSBE-së shfaqen zëvendësministra të Brendshëm të qeverisë së re të Rilindjes.

Skandali thellohet akoma më shumë kur e gjithë kjo ndodh në vëmendjen dhe dijeninë e zyrtarëve ndërkombëtarë të OSBE-së të cilët nuk thonë as edhe një fjalë për këtë çështje, duke dëshmuar në mos korruptimin e tyre, të paktën bashkëpunimin e tyre me krimin zgjedhor të blerë nga eurot e narkotikeve.

Kujtojmë se Romina Kuko ka qenë zyrtarja e OSBE-së që në 21 janar të vitit 2011 lavdëronte punën e shkëlqyer të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.

Perveç se zv/ministra, dy ish-zyrtarët e OSBE-së janë emëruar dhe zëvendës sekretarë të PS nga Edi Rama.

Edhe shefja kabinetit te Saimir Tahirit, Silda Anagnosti, sot është këshilltare e Ramës.

Anagnostin, Tahiri nga zyra e OSBE-së për tek drejtoria e të Drejtave të njeriut.