Roland Keta: Beqaj rilind korrupsionin në shërbimin shëndetësor me koncensionet

536
Shërbimi shëndetësor, i cila ishte premtimi elektoral i PS në zgjedhjet e 2013, ishte vetëm një premtim i kotë, pasi qeveria e Rilindjes në shërbimin shëndetësor publik, me Beqaj si ministër ka 2 vjet që po jep çdo shërbim shëndetësor publik privatëve me anë të koncensioneve. Së fundi, dhënia e laboratorëve të spitale publike me koncension privatëve, ku pak kohë më parë u dhaprivatëve edhe sterilizimin e pajisjeve të sallave të operacionit, koncensioni i Check-ip etj, tregojnë se përfundimisht Beqaj privatizon për klientët e tyre çdo shërbim shërndetësor. Roland Keta, deputeti I PD, por edhe mjek në profesion, në intervistën për gazetën “Telegraf” argumenton të këqiat dhë rrënimin e shërbimit shëndetësor publik me koncensionet që ka bërë ministri Beqaj, dhe jo vetëm kaq, por paralelisht, pohon deputeti Keta, këto koncensione kanë dëmtuar edhe autonominë e spitaleve rajonale dhe bashkiake, të QSUT, por dhënia me koncesion cënon rëndë funksionin akademik te QSUT. 
– Zoti Keta, cili është gjykimi juaj për koncensionet e fundit të qëverisë për shërbimet shëndetësore ku edhe BB është kundër tyre?
– Kur filluan koncesionet në shërbimet shëndetësore kujtuam se duke qenë të gjithë mjekët, shoqatat dhe personeli mjekesor kundra koncesionit të parë, të gjithë menduam se qeveria do të reflektonte dhe do të tërhiqej, por kemi 2 vjet qeverisje dhe sot qeveria e Rilindjes nuk po Rilind shëndetësinë, por ajo rilind korrupsionin në shërbimin shëndetësor me koncensionet, që sot ka marrë dimensione jo vetëm shqetësuese, por po dëmton rëndë sistemin shëndetësor publik. Autonomia spitalore, që është dashur vite, është harxhuar energji, fonde nga taksapaguesit shqiptarë. Por qeveria po çbën çdo gjë në sistemin shëndetësor, me koncesionet e nisura, pavarësisht se për këtë është shprehur kundra Banka Botërore dhe Komisioni Europian. Unë, si mjek por edhe si deputet dhe Opozita mbështesim çdo reformë apo nismë që i shërben shërbimit shëndetësor të qytetarëve shqiptarë.
– A afrojnë mundësinë që këto koncensione të mundojnë një shërbim shëndetësor falas sikurse premtoi Rilindja?
– Sot Shëndetësia publike është në ditët më të vështira të saj, cënohet rëndë autonomia e spitaleve rajonale e bashkiake, me koncesionet që po realizohen preket dhe cënohet dhe autonomia e klinikës Universitare QSUT, ku klinika Universitare QSUT ka funksion jo vetëm diagnostikues dhe mjekues, por dhe akademik Universitar dhe edukon çdo vit qindra studentë mjekë. Dhe dhënia me koncesion cënon rëndë funksionin akademik. Nuk bëhet fjalë për shëndetësi falas, ajo tashmë është harruar. Qeveria nuk mbulon as 50% të shërbimit shëndetësor për shqiptarët. Sot qytetarët shqiptarë sorollaten nga spitalet bashkiake në spitalet rajonale dhe më vonë në QSUT edhe këtu nuk i gjejnë nevojat dhe shërbimin e duhur, pasi ka mungesa në ekzaminime, mungesa në medikamente dhe për rrjedhojë drejtohen tek privatë. Gjithë kjo sorollatje e qytetarëve shqiptarë ka kosto financiare, shkakton stres. Kjo nuk është shëndetësi falas, por një mashtrim i qeverisë për shqiptarët, të cilëve do t’u faturojë edhe kostos e privatëve që nëpërmjet shërbimit koncensionar në shërbimin shëndetësor publik, do të rritin faturën e shërbimit. 
– Check-ip falas 130 milion euro në 10 vjet a përmbushi pritshmërinë?
– Që kur filloi check-ap unë dhe gjithë personeli mjekësor ishim kundra dhe ishim të sigurtë që do të dështojë. Ky koncesion i madh me vlerë 120 milion dollarë, nuk ishte transparent, nuk ishte i qartë, nuk ndihmonte shërbimin shëndetësor. Koncesioni u fitua nga një kompani pa eksperiencë në fushën e mjekësisë. Kemi 2 vjet, akoma nuk është implentuar në gjithë territorin, ose thënë më qartë, ka filluar vetëm në 2-3 qarqe. Ashtu siç pritej, një përgjigje e zbehtë nga ana e qytetarëve. Si mjek, por edhe si deputet e kam shprehur dhe po shprehem sërish, se vetëm financimi, në sistem , pra financim spitaleve, qendra shëndetësore ishte zgjidha e problemeve shëndetësore. Pavarësisht dështimit, kompania koncensionare për Check-ip merr çdo vit 6 milion Euro, të gjitha këto janë lekët e taksapaguesve shqiptarë.
– Përse ju si opozitë jeni kundër koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale?
– Nuk është vetëm opozita kundër koncesionit të sterilizimit, të paisjeve kirurgjikale. Por, janë kundra të gjithë profesionistët. Shërbimet dhe shoqatat e ndryshme. A e dini se në QSUT, ka një qendër moderne sterilizimi të ndërtuar para vitesh, mbi 1 milion Euro dhe akoma nuk është vënë në punë. Sot Ministria e Shëndetësisë kërkon të gjitha këto investime publike t’ja kalojë privatit, këto janë fonde të buxhetit të shtetit, këtu nuk ka transparencë.
– Ku është dëmi dhe e keqja e koncensionit të laboratorëve të spitaleve publike?
– Unë mbështes çdo nismë, studim, për përmirësimin, standarizimin e sistemit laboratorik mjekësor .Por nuk zgjidhet duke i privatizuar dhe dhënë me koncesion, ashtu si koncesionet e tjera janë të paqarta, jo transparente, nuk i shërben shërbimit cilësor në shëndetësi. Ka qenë një ide që në vitin 2007 për privatizim, por u tërhoq pas argumentave të specialistëve të fushës. Këto 10 vjet është financuar miliona dollarë, në paisje, në godina, në gjithë rrethet për shërbimin laboratorik. Sot ne i japim privatit këto investime nëpërmjet koncensioneve dhe duket qartë qëllimi. Cënon autonominë spitalore, procesin akademik universitar dhe kërkimin shkencor me qëllim të vetëm për t’u shërbyer interesave klienteliste të udhëheqjes së ministrisë së Shëndetësisë. 
– Cilat do të jenë pasojat e koncensioneve të shërbimeve shëndetësore?
– Të gjithë mjekët, infermierët, stamatologët po e kuptojnë qartë çdo ditë, se koncesionet po shkatërrojnë sistemin shëndetësor, po cënojnë shërbimin shëndetësor të qytetarëve shqiptarë, po centralizojnë sistemin. Kjo qeveri po e sëmund rëndë shëndetësinë, me koncesione të njëpas njëshme dhe nuk do të ketë shkencëtar, dhe ilaç që do ta shërojë. Koncesionet po shkaktojnë kancerin shëndetësisë. Do të jetë i vështirë mjekimi, sepse shkaktari etiologjik është i rëndë, është keqqeverisja e sotme e rilindjes, që u shërben vetëm klientëve të saj dhe në dëm të shërbimitshëndetësor publik për qytetarët tanë. 
Sigal