Rohanas: Premtoj që Greqia do të mbështesë Shqipërinë në integrimin në BE

491
Mbrëmë, në një nga hotelet e Tiranës, ambasada greke dha një pritje festive për të kremtuar festën Kombëtare të Greqisë. Në këtë pritje festive morën pjesë edhe Presidenti Nishani, kryeministri Rama, kreu i Kishës Ortodhokse Janullatos, deputetë të maxhorancës dhe opozitës, ambasadorë të akredituar në Tiranë, si edhe të gjithë përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare në Tiranë. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nuk mori pjesë, pasi rastisi që në të njëjtën orë të kryesonte Këshillin e Mandateve të Kuvendit. Ambasadori grek garantoi se Athina zyrtare është dhe do të vijojë të jetë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e saj europiane, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave, duke theksuar se nuk janë thjesht kritere por program për zhvillimin e vendit.
Sigal

Leonidas Rokanas: “Marrëdhënie të thella dhe të forta kanë ekzistuar jo vetëm midis Shqipërise e Greqisë por edhe midis dy popujve për mijra vjet. Kjo marrëdhënie është jetësore, e veçantë dhe e domosdoshme. Por gjatë muajve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar edhe për më mire, duke pasur vizita reciproke dhe një zhvillim më të mirë të bashkëpunimit tonë.

Një çështje e rëndësishme në lidhje me vendet tona është e ardhmja e Shqipërisë në BE. Ne duam të falenderojmë Shqipërinë për progresin e bërë drejt Bashkimit Evropian dhe gjithashtu inkurajojmë të vazhdoni reformat, sepse e ardhmja e Shqipërisë në BE do të jetë me përfitim për të gjithë, kështu që sa më shpejt të ndodhe aq më mire do te jetë. “ Duke folur për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë ambasadori grek garantoi se ato rriten të forta dhe kjo tregohet me investimet që Greqia ka bërë në Shqipëri, vitet e fundit, pavarësisht krizës ka përfunduar ai. Kryeministri Rama, në shoqërinë e deputetit Ruçi, gjatë mbrëmjes, duke u ndodhur mes diplomatëve të huaj, dhe në më të shumtën e kohës pranë tij ishin kryetari i OSBE-së dhe ambasadori suedez, mbase dhe jo rastërsisht, derisa kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë është diplomat austriak, një nga vendet që lobon fort për integrimin e Shqipërisë në BE. Një çast kryeministri Rama u ndodh edhe pranë ambasadorit rus, me të cilin shkëmbeu edhe përshëndetjet e çastit. Ndërkohë, disa metra më larg ndodheshin edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Cannon, së bashku me zv/ambasadorin e SHBA-ve Henry Jardine (pasi ambasadori Donald Lu ndodhet në SHBA). Më pas Rama u ndodh në shoqërinë e ambasadorit Italian.