Robert Wilton: Gjyqtarët që dështojnë do të humbasin karrierën

494
Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës dhe nisjes së vitit të ri akademik. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Wilton tha, se sistemi i drejtësisë, ashtu si karriera në drejtësi, është udhëtim. “Sistemi i drejtësisë, ashtu si karriera në drejtësi, është udhëtim”. Në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, sapo festuam përvjetorin e 800-të, të një prej gurëve të themelit më të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë reforma. Kështu që mos u shqetësoni nëse reforma në drejtësi nuk përfundon deri në fund të vitit në Shqipëri. Është më e rëndësishme që puna të bëhet me cilësi sesa me ngut. Reforma e suksesshme në drejtësi është, as më shumë dhe as më pak, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e këtij vendi në të ardhmen. 
….
Reagimi i Dëshira Subashi, ish-gjyqtare e Apelit dhe ish- zëvendëskryetare e KQZ

Dëshira Subashi, ish-gjyqtare e Apelit dhe ish-zëvendëskryetare e KQZ, reagon pas pohimit të zëvendëskryetarit të Prezencës të OSBE, Robert Wilton, në diplomimin e studentëve të Shkollës së Magjistraturës, se shumë gjyqtarë do të çohen në burg, duke i kërkuar publikisht zotit Wilton që të pohojë se cilët janë gjyqtarët e korruptuar, në të kundërt nuk duhet të kapërcejë kompetencat e tij, duke denigruar gjyqtarët. Zonja Subashi, i bën apel misionarit të OSBE, që të respektojë institucionet e vendit tonë, meqë është i ftuar këtu. 
Reagimin e plotë të Dëshira Subashi, fjalën e ministrit të Drejtesisë, Nasip Naço mund ta lexoni nesër në faqen 4 të Gazetës Telegraf…
Sigal