Robert Ndrenika ka ditëlindjen, politikani i njohur shqiptar i bën një detikim special (FOTO)

754
Aktori i mirënjohur i kinematografisë dhe skenës së teatrit ka sot ditëlindjen.
Urimet në adresë të aktorit kanë nisur që në mesnatë, për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Ndër ta është edhe politikani i njohur, deputeti, njëherësh dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili përmes një statusi në facebook i dedikon Ndrenikës një “urim zemre” siç e cilëson ai.
“Një urim zemre për “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika në ditën e lindjes:
Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe gëzime e mirësi pafund për ju i dashur Berti, që me artin e dashurinë që na ke falur, na ke dhënë një referencë krenarie!”, shkruan Luan Rama në postimin e rij në rrjetet sociale dhe poston një foto bashkë me aktorin. 
Edhe newsbomb.al bashkohet me urimet e shumta për aktorin e madh. Gëzuar ditëlindjen Robert Ndrenika!


Sigal