Robert Haxhi: Fitore e madhe, grupi i ri parlamentar i PD!

588
Sigal

Fejton

Sot kam një gëzim të parrëfyer miqtë e mi. Sot u krijua Grupi Parlamentar i PD-së, se kaq kohë, kam qenë në merak të madh. Po ja, që mbaroi dhe makthi im. Shyqyr që mbaroi për mirë kjo punë…! Neve vërtet kemi vuajtur për një PD me vizion, siç është kjo e reja që u krijua në valën e “Luftës për demokraci “.Tani opozita parlamentare e PD-së do ecë nga Fitorja në Fitore. Fundja fundja këta kanë gjithë popullin opozitar me vete. Pozitës tani i erdhi fundi. Mjerë pozita, mjerë PS-ja, mjerë Edi Rama çfarë do t’i punojë kjo opozitë! Rro, o plaku Mere dhe shiko…!? Kryetarja e .D- së aktuale, një figurë e madhe me një vizion të qartë për të ardhmen, si asnjë tjetër në këto 30 vjet pluralizëm politik nuk e di pse më kujton një personazh shumë serioz në një film shqiptar. Filmi tregon ngjarje të pushtimit fashist. Kur ishte krijuar edhe Partia Komuniste Shqiptare. Emri i filmit nuk më kujtohet, se të gjitha ato filma më ngjajnë njësoj. Por personazhi nuk më harrohet kurrë, është kur në demonstratë kishin zënë rastësisht Kryetarin e Partisë Komuniste të vërtetë Arqiomarksiste “Aleks Xinxa”, i cili tregoi dhe tha: Zotërinj, unë jam kryetari i Partisë Komuniste të vërtetë Arqiomarksiste dhe nuk flas në pozita të pa barabarta. Dhe i hoqën prangat. Dhe aty në gjyq, pa pranga në duar, shpalosi fuqishëm programin e tij. Një moment tepër emocionant në film… Ndërsa, kur e shikon realisht, emocionet pozitive janë dyfish, pasi edhe Kryetarja e vërtetë e PD- së ngjan origjinal me Aleks Xinxën. Sa të thella paskan qenë këto punë, prandaj e paska bërë filmin kinematografia jonë, ja për këtë ditë dhe ne s’e kuptonim atëherë…! Shyqyr që ia arritëm kësaj dite të madhe…Rroftë Aleks Xinxa…!! Rrofsh, se na bëre krenar të gjithëve. Na dhe krah dhe na solle besimin në fitore. Je vërtet e duhura dhe e munguara. Pavarësisht se u kape rastësisht në demonstratë. Por ama vendi ra në zot tani, me kryetar si Aleks Xinxa ne si opozitë, do fitojmë nga gjashtëdhjetë e ca Bashki që janë, neve do fitojmë shtatëdhjetë e ca, tetëdhjetë e ca, nëntëdhjete e ca njëqind e ca, edhe më shumë Bashki… Do ta tejkalojmë planin, për inat të armiqve imperialistë dhe revizionistë…Atëherë, na prij! Përpara për fitore të reja!

Klajdi Qama, deputeti i ri i opozitës parlamentare, i dënuar penalisht

Klajdi Qama ka dorëzuar dokumentet e dekriminalizimit, për të marrë mandatin e deputetit nga lista e LSI-së në Berat. Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t’u betuar më pas në seancën e radhës plenare. Kush është Klajdi Qama? Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit rezulton se Qama është i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.

“1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 datë 24.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K. P. i dënuar me 120.000 lekë gjobë. Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë. Ndërkohë që në vitin 2012-2014 ka përfunduar studimet, master profesional në “E Drejtë Civile”, në Universitetin e Tiranës.