Riverifikohet dosja e Kozma Janos, kandidati për në KLP me pseudonimin “Telefoni”

769
Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur një verifikim të thelluar mbi të kaluarën e avokatit Kozma Jano, i cili u përzgjodh pak ditë më parë më short mes kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Riverifikimi nisi pasi Partia Demokratike publikoi dokumente sipas të cilave avokati Jano rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Burime pranë Autoritetit për Informimin shpjeguan se në kontrollin e parë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë, për shkak se disa elementë të gjeneraliteteve ishin dhënë me gabime, shto këtu edhe faktin që marsin e kaluar kur është bërë verifikimi Autoriteti nuk kishte marrë ende në administrim të gjitha dosjet. Dokumenti është publikuar edhe nga Partia Demokratike, dhe është një proces verbal i mbajtur më 19 prill të vitit 1996. Bëhet fjalë për një komision të drejtuar nga Hasri Mezimi, i ngritur për vlerësimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e majit 1996. Në procesverbal, renditen emrat e kandidatëve që rezultonte në shkelje të ligjit, dhe nuk plotësojnë kriteret. Mes tyre përmendet edhe emri i Kozma Janos.
Sigal