Ristani: Tahirin kreu evazion fiskal shiti makinën “Audi” në të zezë

403
Vazhdojnë akuzat ndaj Ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka akuzuar sot ministrin Tahiri për lidhje me bandat e drogës ,evazion fiskal pasi shiti makinën në të zezë dhe fshehje pasurie.
“Si pa të keq, ndoshta nën efektin e substancave trullosëse Saimir Tahiri pranoi mbrëme në heshtje faktin se makina e tij private është përdorur nga habilajt për transport droge por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën.Ministri i Brendshëm pranoi se Audi që kanë përdorur trafikantët për të pasur lehtësi në lëvizjet e tyre, brenda vendit dhe në pikat kufitare, është makina e tij.Pra e famshmja AA003GB, vetura e Saimir Tahirit është përdorur nga habilajt e drogës, siç dëshmoi oficeri Zagani.Eshtë përdorur makina e Saimirit nga bandat sepse me këtë targë askush nuk i ndalonte ato, madje i nderonin kudo.Në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu fshehur akuzave, Tahiri tha se e kishte shitur makinën.”- tha Ristani në një dalje për mediat
Reagimi i PD-së vjen një ditë pas deklaratës së Ministrit të Brëndshëm në një nga emisionet politike në vend se makinën e kishte shitur prej disa vitesh por në sistem ajo rezulton sërish si makina e tij, për shkak të një gjobe që gjykata i ka vendosur për akuzat që ka bërë ndaj Shkëlzen dhe Argita Berishës, dhe Përmbarimi ka bllokuar çdo lëvizje të tij.
Deklarata e plotë e Ristanit
Si pa të keq, ndoshta nën efektin e substancave trullosëse Saimir Tahiri pranoi mbrëme në heshtje faktin se makina e tij private është përdorur nga habilajt për transport droge por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën.Ministri i Brendshëm pranoi se Audi që kanë përdorur trafikantët për të pasur lehtësi në lëvizjet e tyre, brenda vendit dhe në pikat kufitare, është makina e tij.
Pra e famshmja AA003GB, vetura e Saimir Tahirit është përdorur nga habilajt e drogës, siç dëshmoi oficeri Zagani.Eshtë përdorur makina e Saimirit nga bandat sepse me këtë targë askush nuk i ndalonte ato, madje i nderonin kudo.Në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu fshehur akuzave, Tahiri tha se e kishte shitur makinën.Por nëse e paskësh shitur por ska as dokument dhe as kupon, atëherë është veprim në të zezë që dënohet me ligj.
Pikërisht në kohën që qeveria e tij po i merr shpirtin të pamundurve me kërbaç në dorë, kur Tahiri arreston e rras në burg berberë pa kupon tatimorë, ky vetë paska shitur pa letra makinën e tij.
Një krim i dyfishtë në sytë e të gjithë qytetarëve dhe para ligjit.I gjendur përballë akuzave të rënda të oficerëve të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës, Tahiri fsheh një krim, me një krim tjetër.
Pas këtij pohimi, ministri i brendshëm i Ramës është nën akuzë të dyfishtë: për lidhje me bandat e drogës dhe për evazion fiskal dhe fshehje pasurie.
Ministri brendshëm ka pranuar haptasi se nuk i njeh e nuk i respekton vendimet e gjykatave, por u fshihet atyre.Këtu kemi mbërritur.
Në këtë ditë na ka sjellë krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim.
Skandali thellohet edhe më tej nëse rezulton se edhe pas shitjes në të zezë të Audit me targë AA003GB, me atë makinë kanë levizur habilajt e drogës dhe më pas Tahiri ose familjarët e tij, e prapë habilajt. Çka provon se Tahiri nuk e ka shitur automjetin por gënjen publikisht.
Kjo bombë që i ka plasur në surrat Ramës ka për autor ministrin e tij të drogës dhe lidhjeve me bandat më të rrezikshme të drogës në vend.
Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë, duhet të largohet tani nga zyra, dhe një hetim i plotë duhet të nisë pa humbur kohë.Qendrimi edhe një orë më shumë në detyrë do të thotë agoni për qytetarët, agoni për rendin dhe sigurinë, frymëmarje për krimin dhe për bandat.
Shqipëria, qytetarët e këtij vendi nuk mund të mbajnë më në kurriz, asnjë minutë, asnjë orë, asnjë ditë më shumë, një barrë kaq të rëndë.
Sigal