Ristani: Shteti i korruptuar i Edi Ramës, ja si ndahen vendet e punës në burgje si plaçkë lufte

434
Partia Demokratike ka vijuar denoncimet lidhur me mënyrën e rekrutimit të punonjësve të burgjeve.
Deputeti, Arben Ristani, bëri publike korrespondencën e zëvëndës.Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bledar Skënderi, ku pretendon se zyrtari i lartë i shpreh shqetësimin Kryeministrit se aleati LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.
Ristani: Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë Partia Socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI.Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratë listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.
“Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marrë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon rëndë sigurinë në këto institucione”, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.
Ja pra kush është shteti i Edi Ramës.
Sipas Ristanit, justifikimet e Ramës për papunësinë në rritje dhe për pakënaqësinë në rritje ndaj tij edhe brenda Partisë Socialiste, se ai po bën shtet dhe jo punësime në shtet, janë qesharake dhe nuk ia beson më askush. Ai përsëriti thirrjen për pjesmarrje në protestën e 17 dhjetorit.
Ristani: Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë.Një shtet kriminal që në këtë rast, ka vënë në rrezik edhe sigurinë në burgje për shkak të babëzisë për të trafikuar vendet e punës sipas interesit financiar dhe partiak.Pikërisht këtë shtet jemi ngritur ta shporrim, bashkë me shqiptarët.Partia Demokratike ju ben thirrje, Të enjten në orën 10, të rimblidhemi në dyert e Parlamentit.


Sigal