Ristani: Shkatërrimi i provave për trafikantët e drogës, fytyra e shtetit kriminal të Ramës

504
Djegia e provave të trafikantëve të drogës, në laboratorin kriminalistik, është një krim i rëndë, që kërkon impenjimin maksimal të prokurorisë për një zbardhje të shpejtë dhe të plotë.
Të zhduken povat e bandave të drogës, duke i shpëtuar ata nga drejtësia, është kapja përfundimtare e shtetit nga bandat, është rënia e shtetit.
Eshtë akti tipik që simbolizon llojin e shtetit kriminal, është akti tipik që simbolizon shtetin e ngritur nga Edi Rama.
Provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje, e pa kujdes që ditën e parë, ose më saktë janë lënë në gjendje të tillë, për tu zhdukur më pas në mënyrë mafioze.
Marijuana ishte vendosur me urdhër nga lart në një koridor që ishte një ambient i hapur nga të dyja anët dhe ku kalonin çdo ditë jo vetëm punonjësit e laboratorit, por edhe të gjithë policët e Shqipërisë që vinin nga rrethet, për të sjellë material për ekzaminim. Të gjithë këta njerëz ishin në kontakt me provat dhe mund të bënin ç’të donin.
Droga e ardhur për ekspertizë ka qenë e futur në thasë plastikë dhe justifikimi i lënies në koridor ishte që të thahej. Por si mund të thaheshin kur kishin vënë 30 thasë njëri mbi tjetrin.
Në një thes, sipas rregullave futen 10 për qind të bimëve të gjetura në një parcelë.
Mendoni tani, për sa banda, sot shteti i Edi Ramës, nuk ka prova. I ka amnistuar. U ka dhënë lirinë.
Duan tia lënë një defekti teknik, por instalimi i rrjetit elektrik të labotarorit është bërë krejt i ri para një viti, kur laboratori u transferua në mjediset e Gardës, aty ku është transferuar këto kohë dhe Saimiri i Ramës.
Shqetësimi për këtë krim të rëndë është i madh dhe Partia Demokratike ngre sot këto pyetje:
1-Pse janë lënë në koridor provat me autorë të zbuluar?
2-Si mund të thahet droga provë, duke u vënë thasët nga pesë e nga gjashtë mbi njëri-tjetrin?
3-Ambjentet e laboratorit janë të monitoruara me kamera: A kanë punuar kamerat natën e ngjarjes? Ku janë dhe çfarë tregojnë regjistrimet?
4-Si mund të shkaktojë zjarr neoni që ka dritë të ftohtë?
5-Duke qenë se instalimet e rrjetit elelktrik ishin të sapobëra dhe moderne, si ka mundësi që tensioni elektrik nuk u nderpre menjëherë pas defektit?
6-Dhe, provat e djegura, a i përkasin kryesisht trafikantëve të drogës nga Tepelena?
Shkatërrimi i provave është vepër e shtetit kriminal.
Shteti i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse krimi në pushtet.
Duhet transparencë dhe hetim i plotë për këtë ngjarje nga më të rëndat në historinë e këtyre 25 vitev
Sigal