Ristani: Rama dhe Meta kanë kapur dëshmitarin kyç në hetimin për vrasjen e dy deputetëve

74
Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin Frroku, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge. E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.
Po bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit.
Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës.
Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.
Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori.
Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj.
Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.
E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.
Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin.
Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji.
Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë.
Edi Rama duhet menjëherë të rrijë larg procesit, ndryshe është njësoj i akuzuar si partneri i tij Meta.
Këto janë orë kritike për vendin.
Sundimi i krimit nuk mund të vazhdojë,
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të lëngojë
Koha e drejtësisë po vjen.
Qytetarët janë në këmbë