Rinumërohen 21 kutitë në Tiranë, PDIU i shtohen 16 vota të mohuara. Ja dhe sa i duhen Idrizit për mandatin

556
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rinumëron sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste. “Beteja” mes tyre votë për votë në secilën kuti po zhvillohet për shkak se PDIU pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit, ndërsa Partia Socialiste të rruajë mandatin e 18-të që ka siguruar.

Nga rezultatet që përcjell KQZ mësohet se deri tani janë numëruar 21 kuti, nga të cilat PDIU ka marrë 16 vota, që i ishin mohuan në 25 qershor. Ndërkohë nga rinumërimi i 21 kutive të para, PS deri tani ka 4 vota minus. Duhet thënë se në listën e votimit sipas renditjes ë KQZ, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos renditet e 12-ta, ndërsa Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e 13-ta, çka mund të ketë çuar në ngatërrim subjektesh.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shkuar në KQZ. Shumë entuziast, Idrizi është afruar tek vëzhguesit, ndërkohë që aktualisht PDIU ka 14 vota më shumë se në 25 qershor në 16 kuti të hapura. Janë ende edhe 48 kuti për t’u rinumëruar. Sipas PDIU me 38 vota plus nga 25 qershori Idrizi mund të marrë mandatin në Tiranë.
Sigal