Rinumërimi i Lezhës, konstatohen parregullsi të vogla, s’ka ndryshim rezultati

388
Sigal

KQZ-ja ka vazhduar edhe dje rinumërimin e kutive të mbetura nga qarku i Lezhës, proces që ka nisur para dy ditësh pas vendimit të marrë nga 4 anëtarët e këtij institucioni, pavarësisht kundërshtime nga partitë e majta. Sot në mëngjes ka nisur numërimi i KZAZ nr.14 dhe pasdite edhe kutitë e KZAZ nr. 15. Sipas rinumërimit, koalicioni i Djathtë del me +793 vota krahasuar me koalicionin e Majtë në qarkun e Lezhës nga rezultatet e 3 KZAZ-ve (12,13,14), ndërkohë që është duke u numëruar e 4-a (KZAZ 15), shifra që gjithsesi nuk ndryshojnë rezultatin e mandateve; 4 – PD, 2 – PS, 1 – LSI. Dje u rinumëruan kutitë e 2 KZAZ -ve 12, 13 të qarkut të Lezhës.

Sot  pritet që Kolegji Zgjedhor do marrë në shqyrtim kërkesë-padinë e PS-së “Për rinumërimin e paligjshëm”, si dhe ankimimin e LSI-së për qarkun e Kukësit, ndërkohë që KQZ-ja ka tejkaluar çdo kufi ligjor për nxjerrjen e rezultateve.

Rezultati fillestar i Qarkut të Lezhës

39.242 vota e Majta.

38.903 vota e Djathta
Koalicioni i djathtë, referuar rezultatit fillestar të zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës ka siguruar 38.903 vota në total.

Muho: Sot Kolegji shqyrton ankimin për Kukësin
Përfaqësuesi ligjor iLSI-së në KQZ, Ilirjan Muho, tha se nesër (sot), Kolegji Zgjedhor do marrë vendim për ankimimin eLSI-së për qarkun e Kukësit.  “Ne ishim të sigurt që KQZ-ja nuk mund ta merrte në shqyrtim rastin e Kukësit,”- tha ai, -“sepse nuk kishte kuorimin e duhur. Në këto kushte, KQZ-ja duhej të shtynte vendimin që duhet ta merrte Kolegji Zgjedhor. Kësisoj, ne iu drejtuam Kolegjit dhe ditën e martë, ai do të marrë në shqyrtim ankesën tonë. Rinumërimi i votave siç vendosi KQZ-ja është rast I paprecedent dhe natyrisht që do sjellë edhe ankimimin tonë. Nuk është vetëm kjo ajo që ka vonuar nxjerrjen e rezultatit. Kjo procedurë duhej të ishte mbyllur 48 orë pas sjelljes së rezultateve nga komisionet zonale, pra, jemi në një tejkalim të tejskajshëm të afateve rezultateve.