Rinisin protestat para kryeministrisë kundër ligjit të plehrave

411
Sigal

Shoqëria civile dhe ambientalistë rinisën protestat kundër
ligjit të plehrave. Qindra prej tyre u mblodhën dje para selisë së kryeministrisë
dhe i kërkuan Edi Ramës të tërheqë ligjin e rrëzuar nga presidenti i Republikës
dhe të lejojë referendumin. I kthyer nga presidenti në parlament, ligji nuk
është rishqyrtuar ende. Kryeministri Rama ka frikën e LSI, që ka dhënë sinjale
të qarta se nuk do ta votojë. Kundështarët e ligjit dhe aktivistët e AKIP kanë
kërkuar heqjen e ligjit dhe jo amendime siç premton mazhoranca.
Protestuesit
thanë se do të mblidhen para parlamentit më 23 nëntor për të protestuar.