Rinis shpërndarjen e Kartës së Studentit në të gjitha fakultetet. Riparim i konvikteve dhe nyjeve sanitare

89

Veliaj: Rinisim shpërndarjen e kartës së studentit në të gjitha fakultetet

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj nga Qyteti Studenti ku inspektoi rikonstruksionin e godinave 24 dhe 25 gjeti rastin dhe uroi dje të gjithë studentët që vijnë në universitet. Kryebashkiaku Veliaj: “Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj. Ka qenë një sfidë, sepse kemi pasur konviktet, por prej tërmetit kemi pasur edhe shumë shtëpi që kanë pasur nevojë për një adoptim apo rikonstruksion. Fakti që ky qytet prodhon kaq shumë ekonomi, përputhet me faktin që ky qytet prodhon edhe kaq shumë bujari. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës u dyfishuan nyjet sanitare, u rikonstruktua salla e studimit, fasada, hidroizolimi i saj, si dhe i ambienteve të tjera të përbashkëta.