Rinia në ballë të protestave, LRI dhe FRPD përgatiten për ditën e madhe

588
Klaudia Malaj
Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, kanë nisur përgatitjet e tyre për të qenë zëri më i lartë i protestave në vend, që do të startojnë me 27 janar, ora 12:00. Siç është theksuar njëzëri edhe nga kryetarët e partive respektiv, si Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha synimi i këtyre protestave është: Rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti, duke radhitur këtu shumë arsye se, përse duhet të ndodhë kjo gjë. Të rinjtë e bashkuar ftojnë bashkëmoshatarët e tyre të bëhen pjesë e protestave për të mirat që duhet të kishte ky vend. Shëndetësia falas që nuk u realizua kurrë, arsimimi që nuk erdhi aspak në nivelin e duhur, vendet e punësimit u ulën ndjeshëm dhe askush që e meriton nuk është në vendin e duhur. Ekonomia ra në nivelet më të ulëta se ndonjëherë. Ndaj të rinjtë kërkojë të jenë të bashkuar për të qenë zëri më i ngritur për të bërë edhe ndryshimin që pritet të ndodhë. Në 23 janar mbi 3000 të rinj nga e gjithë Shqipëria do pushtojnë sallën e Pallatit të Kongreseve për të bërë thirrjet për protesta dhe për një jetë më të mirë. 
Revolta nisi që me zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ku, përveçse pati një numër shumë të ulët votuesish, pati edhe denoncime se votat u blenë dhe shumë militantë u futën në punë në këmbim të votës. Kjo është një nga veprat më të pa tolerueshme të dy partive të tjera opozitare dhe jo vetëm, të cilat e denoncuan këtë fakt. Mos mbajtja e asnjë premtimi po degdis rininë shqiptare në dyert e botës, ku sakrifikojnë gjithçka vetëm të mos jetojnë në Shqipëri. Protesta e 27 janarit po shihet si zgjidhja e vetme ku pritet dhe besohet shprehja e madhe “Nuk kemi parë gjë akoma!”
Sigal