Rinas, Rama me investitorët: Do të financojmë në Bujqësi

469
Kryeministri Rama mori pjesë sot në një takim me investitorët në zonën e Rinasit nga ku deklaroi se sektori i bujqësisë ka pësuar një rritje të qëndrueshme dhe se qeveria e konsideron këtë fushë si një burim të rëndësishëm të kësaj rritjeje.
“Duhet të investohet më shumë në bujqësi, për të mbështetut një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë.Na duhet të krijojmë kushtet e financimit të bujqësisë. Duhen të gjitha kapacitetet jo vetëm financiare por edhe të njohjes. Idetë tuaja bëhen pjesë e vendimarrjeve . kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë projetkt të madh të financimit.Njerëzit kanë kthyer kokën nga toka. Jemi në proces lufte kundër informalitetit. Gjërat konkrete do kalojn në dy gjëra që janë me interes. Kemi mësuar nga ky process se fragmentimi tokës nuk është problem. Fragmentimin e tokës e mund vetëm interesi. Nëse dikush ka 500 dylym dhe ai tjetri 1 hektar. Ti bashkosh duke i imponuar nga lart me rregulla është një kauz e dështuar. Por nëse ftohen nga sipërmarresit të mbjellin në interest të sipërmarrësit dhe ai garanaton që secili të ketë farën e duhur, kimikate e duhura dhe parapagimin me kontratën në momentin që do të grumnullojëprodhimin. , – tha Rama.
Rama ka nënvizuar më tej se, “kreditë e këqija në vend janë një problem. Kreditë shkuan në nivelin 28%, ç’ka është një kërcënim real. Por ne kemi punuar me BSH-në dhe kemi sjellë një ulje me rreth 20%. Një pjesë e kredive të këqija nuk figurojnë në kreditë e dhëna për fshatin. Bankat nuk kanë pasur asnjëherë probleme për kreditë që kanë dhënë për fshatin. Qeveria kërkon të rrisë nivelin e kreditimit të bujqësisë. Kemi administruar buxhetet në funksion të bujqësisë. Duhet të sjellim forcimin e ndërmarrjeve që kanë nevojë financiare për të plotësuar të gjitha hallkat e një cikli që nis te fermeri dhe përfundon në shitje”, – shtoi Rama mes të tjerash.
Kryeministri ka ftuar edhe investitorë të tjerë që të mund të investojnë në bujqësi, pasi qeveria ka qenë prej fillimit të saj e vendosur për të ndryshuar qasjen ndaj këtij sektori. Madje premtoi se do të vazhdojë të rrisë financimet për bujqësi
Sigal