Rilindja u fal 91 miliardë lekë hajdutëve

446
Përparim HALILI


Reagojnë bizneset e ndershme: U falen 91 miliardë lekë hajdutëve, ndëshkohemi ne që paguajmë 

“Rilindja” tjetër vendim anti-ligj për të grumbulluar vota pushteti më 18 qershor, shkelmon ligjin për detyrimet fiskale
Duket qartazi, që skenari i kupolës së “Rilindjes” për të mbledhur vota më 18 qershor 2017, po poshtëron edhe ligjet e Shtetit Shqiptar. Është guxuar që të merret vendim kryeministror, i cili hedh në koshin e plehrave ligjet në fuqi, duke favorizuar evazionin fiskal në tatime e dogana dhe në importin ilegal të automjeteve, duke falur çdo qindarkë detyrim që ata kanë. Ky skandal, ka ndodhur dje dhe është promovuar, firmosur e vulosur nga kryeministri Edi Rama, në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke miratuar një krim që ndalon ndëshkimin e krimit ekonomik-financiar, të kryer me të ardhurat e buxhetit të shtetit, me këtë objekt “Për Pagesën dhe Fshirjen e Pjesshme të Detyrimeve Tatimore dhe Detyrimeve të Pagueshme në Doganë, si dhe Procedura e Heqjes nga Qarkullimi të Automjeteve të Transportit pas Fshirjes së Detyrimit Tatimor”. Lidhur me këtë skandal që mbron hajdutët dhe moszbatuesit e ligjit, të cilët bëjnë biznes të pisët duke mos shlyer detyrimet tatimore e doganore ndaj shtetit, kanë reaguar bizneset që i paguajnë rregullisht këto detyrime fiskale, madje edhe duke u kërcënuar me burgosje nga “Rilindja”. Ata kanë dërguar dje një letër në “Telegraf”, me të cilën i drejtohen kryeministrit Edi Rama, me këtë akuzë: Ju mbroni, favorizoni e falni hajdutët që nuk paguajnë detyrimet dhe na sulmoni e në ripni financiarisht, ne bizneseve të ndershëm që paguajmë rregullisht çdo detyrim fiskal”. Ky është një reagim i drejtë, mbasi po bëhen haptazi, madje edhe me vendim qeverie, ato që ligji i ndalon, duke krijuar terren të plotë e të lirë abuzimi për bizneset që vjedhin shtetin dhe represion për bizneset që mbushin buxhetin e shtetit. Po publikojmë vendimin e djeshëm të kryeministrit dhe ministrave të “Rilindjes”…
Ja çfarë u fal qeveria bizneseve që nuk kanë përfillur zbatimin e ligjit
1. Fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatë-vonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;
2. Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.
3. Fshihen me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.
4. Fshihen e gjobat dhe kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore me kushtin e pagesës së kontributit, nisur nga fakti se ky është një kontribut që I është mbajtur të punësuarit nga punëdhënësi dhe si I tillë duhet paguar në buxhet për qëllim e të sigurimit të detyrueshëm dhe përfitimit të pensionit. 
5. Fshihen gjobat e gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i përkasin (ato gjoba që qytetarët e mbajnë mend, në qershor 2016 kur u kalua në sistemin informatik të plotë dhe automatik online. Fshirja e gjobave për deklarimin e kontributeve ishte një premtim i drejtpërdrejtë që Kryeministri dhe qeveria ia kaloi drejtpërsëdrejti dhe në transparencë të plotë qytetarëve, që atë ditë që shqetësimi u bë i ditur.
6. Hiqen detyrimet që faturojnë, për automjetet, pas çregjistrimit të mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Për mjetet e transportit, të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010 dhe fshirja e gjobave dhe kamatë-vonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim. 
7. Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.
Sigal