Rilindja po shqyen veten/ ‘Dikur i mblidhnin vota. Rama dorëzoi një bandë për një bandë tjetër

399
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar një ngjarje të paralajmëruar atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj. Në një intervistë për Abc News, Paloka tha se kjo është një luftë mes bandave të Rilindjes.

“Të gjitha këto janë ngjarje të paralajmëruara dhe kemi denoncimet dhe kërcënimet e kryeministrit ndaj këtij prokurori, pastaj ndodh atentati. Rezulton që në makinë ishin persona me precedentë. Kryeministri di që një prokuror është i lidhur me bandën dhe në vend që t’i kërkojë policisë ta arrestojë, e denoncoi vetëm kur u kap drejtori i Kadastrës. Kjo është luftë mes bandash të Rilindjes. Atij që iu bë atentat dhe ai që bëri atentat janë dy grupe bandash që kanë bërë votat për Edi Ramën. Për këtë arsye Rama nuk e denonconte dot më parë, sot bandat i kanë dalë jashtë kontrollit Ramës. E ka ndarë Shqipërinë te këto grupe dhe ata nuk janë ngopur. Dhe sot ka arritur puna që kanë filluar përplasjet”.

Për Palokën, Rama është përgjegjësi i vetëm i situatës kriminale në vend, pasi erdhi në pushtet me bandat dhe ato tashmë kërkojnë shpërblim me pronat. Sipas tij kur pronat mbarojnë, fillon lufta mes bandave dhe në këtë rast Rama e dorëzoi një bandë për një tjetër.

“Kryeministri është përgjegjësi kryesor, bandat e oligarkët sollën Ramën në pushtet, edhe viktima dhe agresori janë ata që sollën Ramën në pushtet i japin Ramës votat dhe si shpërblim duan këto dhe kur pronat mbarojnë atëherë fillon lufta me bandave dhe ndodh ajo që ndodh. Dhe kryeministri në këtë rast dorëzoi një bandë për një bandë tjetër”.

Është gabim thotë Paloka që krahasohet Shqipëria me Kolumbinë, pasi në Kolumbi shteti luftoi kundër mafies, kursë këtu mafia është vetë shteti.