“Rilindja” nis joshjen me 2225 vendet e para në administratën publike. Gati edhe 3000 vende të tjera

479
Sigal

“Telegraf” e ka denoncuar këtë blerje votash me vende pune në administratë, qysh më 2 dhjetor 2016

Dy ditë më parë, kryeministri bëri vendim një skenar për punësime në administratën shtetërore, duke hedhur në veprim 2225 vende të reja pune nëpër ministri, drejtori, qarqe, prefektura, bashki e shërbime publike. Këto vende pune janë krijuar dhe do të përdoren si joshje për të mbledhur vota në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. këtë skandal e ka denoncuar gazeta “Telegraf” qysh në datën 2 dhjetor 2017, në shkrimin me titull: “Rilindja pranon se po mban “peng” 2000 vende punë në administratë”. Kjo tashmë është realitet i ligjëruar dhe i deklaruar nga vetë kryeminsitri Rama, i cili tha se janë gati 2225 vende pune në administratën publike, të cilët do të plotësohen me punësime brenda muajit maj 2017, dmth 18 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, fakti i denoncuar nga “Telegraf” në datën 2 dhjetor 2016 e që u mohua në atë kohë prej “Rilindjes” edhe me presione për të heshtur është ky: Kryeministri Edi Rama, i vënë përpara akuzave të të rinjve shqiptarë të zhgënjyer për punësimin sipas premtimeve të bujshme të “Rilindjes”, por edhe i kryqëzuar ashpërsisht e publikisht në “FB” edhe prej anëtarëve dhe militantëve të PS, në komunikimin e tij javor me shqiptarët për dështimet dhe demagogjinë, shpërfilljen dhe talljen e shqiptarëve në 3 vite gjysmë në pushtet, bërë prej klikës uzurpuese ministra e deputetë të PS, deklaroi se në administratë janë 2000 vende pune bosh, ndërkohë që, sipas tij janë plotësuar 100 vende pune nëpër zyra me konkurs. Dhe më tej, duke e ditur që konkurset janë falsitet i shpikur qëllimisht prej shtetarëve të “Rilindjes”, kryeministri deklaroi se konkurset nuk janë farsë, por garë reale mes konkurruesve potencialë. Në fakt, konkurset janë një fasadë, me qëllim për të justifikuar e maskuar punësimin e familjarëve të kryeministrit, të ministrave, deputetëve, të drejtuesve të lartë të PS në qendër e në rrethe, të shtetarëve lokalë e të farefiseve të tyre, duke e kthyer administratën në një rrjet nepotik, brenda së cilës futesh e përveçse me ryshfet e miqësi, e nuk zgjidh dot asnjë problem me drejtësi, edhe nëse ke plotësisht të drejtë! Sipas informacionit nga burime brenda zyrave të “DAP”, mësohet se kupola e “Rilindjes” ka krijuar vende të reja pune në administratën publike, për t’i përdorur si “joshje” politike për vota pushteti në zgjedhjet e qershorit 2017. Çfarë janë këto 2000 vende pune bosh në zyrat e shtetit, që po mbahen bosh prej më se 6 muajve? Këto vende pune të reja pune që mbahen peng për joshje elektorale në zgjedhjet 2017, janë në 13 ministri, në 259 drejtori, në 39 bashki, në 13 prefektura, në 12 qarqe të “Rilindjes”, në shërbimin diplomatik, në dogana, tatime, arsim, shëndetësi, energji etj, të cilët edhe pse gjoja janë hapur “për nevoja urgjente” të përballimit të punëve në administratën publike, “çuditërisht” nuk po plotësohen, por po mbahen peng me marifetet keqpërdorimit të komandimeve, konkurseve, punësimeve provizore, transferimeve, testimeve, aplikimeve etj. Çfarë rezulton sot më 18 janar 2017? Sipas vendimit të qeverisë që është botuar në Fletoren Zyrtare, këtë vit numri do të jetë 2.225 punonjës. 2.025 punonjës do të jenë me kontratë të përkohshme, ndërsa 200 do të jenë praktikantë. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe të tjera specifikime për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre, bëhen sipas udhëzimit të përbashkët të institucionit qendror përgjegjës dhe Ministrisë së Financave. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore.