“Rilindja” nis fushatën 2017 me “konkurs” për drejtues të rinj në zyra, garë eliminimi për deputetët

468
Sigal

Ndizet
lufta e heshtur e klaneve brenda kupolës së PS, gati skenari për spastrime, nis
aksioni për të piketuar e joshur financues votash

 

 

Nga MAKSIM
TUFA

 

Afro 9500 persona ishin të regjistruar rishtas në shtator
2016 si të papunë, ndërkohë që mbi 18 mijë familje kanë humbur në 4 vitet e
fundit edhe ndihmën ekonomike. E ndërsa kriza thellohet dhe jetesa e qytetarëve
është degraduar, selitë e “Rilindjes” në rrethe marrin porosi të shpallin
“konkurset” e milionave, duke u tallur me para të fituara pa djersë. Nga fundi dhjetorit
2016, pritet edhe shkarkimi de facto nga detyra i shumicës së drejtuesve

 

Pothuajse
në të gjitha selitë e “Rilindjes” në rrethe ka mbërritur “porosia” e cila
njofton, se “në Janar 2017 do të ketë konkurse për drejtuesit e rinj”. Sipas
një burimi nga selia e “Rilindjes” në Elbasan dhe disa rrethe mësohet, se “këto konkurse, do të jenë testi që do të
tregojë sa mirë do të “përgjigjen” ata që në 4 vjet pushtet u krimbën në
miliona, duke shfrytëzuar postin, emrin e partisë, emrin e kryeministrit,
fondet dhe gjithçka tjetër, duke u kthyer në çifligarë dhe një tufë sahanlëpirësish
mbrapa
”. Duket se ndarja e pushteteve, pakënaqësitë e militantëve,
anëtarësisë, kryesisë së degëve, tek-tuk edhe të deputetëve, kanë detyruar kryesinë
e “Rilindjes”, të vendosë rregulla të reja dhe të përmbysë gjithçka lidhur me
emërimet e deritanishme. Asnjë prej drejtuesve të emëruar dhe përzgjedhur që
ushtrojnë funksionin e tyre prej afro 4 vitesh, nuk do t’i shpëtojë “konkursit”
të hapur për përzgjedhjen e re, asnjë prej atyre që nuk janë përgjigjur siç
duhet (pra që nuk kanë çuar milionat e duhura) dhe që janë akuzuar për shkelje
ligjore dhe abuzime nuk do të falet. Fakti është se deri tani në rrethet kryesore,
“Rilindja”, ka marrë pothuajse 90 për qind të posteve, duke nxjerrë jashtë loje
PS-istët e vjetër, ata që themeluan dhe drejtuan partinë në 2 dekadat e kaluara.
Në disa rrethe, si në Elbasan, Durrës, Korçë, “Rilindja” ka kontestime lidhur
me vonesat e qëllimshme të vjeljes së gjobave. Çdo drejtues, çdo muaj dorëzon tek
çdo ministër i “Rilindjes” milionat e përcaktuara nga vetë “shefi”, ndryshe
ikën. E ndërsa viti 2016 po mbyllet, duket se afrimi vitit elektoral, ka ndezur
edhe më shumë oreksin për të vjedhur edhe milionin e fundit të buxhetit, të investimeve
dhe tenderëve që bëhen me klientë dhe njerëzit e “Rilindjes”. Pothuajse në çdo qytet
të vendit, ka rritje të papunësisë, ka rritje të numrit të familjeve të varfra,
ndërkohë që vetëm Elbasani ka aktualisht mbi 45 mijë të papunë, (zë vendin e
parë në shkallë vendi) të cilët prej 4 vitesh qëndrojnë rrugëve, dhe pas dyerve
të zyrave të 110 drejtorëve rilindës, dhe presin tu hapet një vend pune. Afro 9500
persona ishin të regjistruar rishtas në shtator 2016 si të papunë, ndërkohë që mbi
18 mijë familje kanë humbur në 4 vitet e fundit edhe ndihmën ekonomike. E
ndërsa kriza thellohet, dhe jetesa e qytetarëve është degraduar, selitë e “Rilindjes”
në rrethe marrin porosi të shpallin “konkurset” e milionave, duke u tallur me
para të fituara pa djersë. Nga fundi dhjetorit 2016, pritet edhe shkarkimi de
facto nga detyra i shumicës së drejtuesve, duke paralajmëruar se “konkurset” do
të jenë të hapura dhe ekskluzivitet i deputetëve të zonave, apo i të deleguarve
të “Rilindjes”. Në njëfarë mënyre , konkurset qesharake,. Do të jenë edhe testi
i radhës edhe për deputetët e “Rilindjes”, të cilët duhet të bëjnë maksimumin për
ti mbushur syrin Ramës, ti fusë në listat e 2017. Ndër kriteret kryesore që
duhet të plotësojnë drejtuesit e rinj dhe të vjetër, mbetet përzgjedhja e “qokaxhiut”
më të mirë, e atij që do të nxjerrë nga thesi i tij milionat për ti dorëzuar tek
“Rilindja”, për të garantuar edhe për mandatin tjetër mbajtjen e postit. Drejtuesit
e rinj në rrethe, tashmë e kanë mbi krye Rilindësin e tyre, çdo njëri prej tyre
e di se cilin ka “kumbar” se tek cili duhet ti derdhë milionat e zhvatura , por
që muajt e fundit duket se ka pasur shumë vonesa të pajustifikuara. Gjithçka duket
si një bandë e madhe, e cila funksionon me rregullat e veta, me kodet e veta,
me strukturat e veta, dhe duket sikur asgjë nuk i ndal në rrugën e tyre të gllabërimit,
pasurimit dhe antiligjit. Duke u justifikuar me faktin se “edhe ata që ishin 8
vjet në pushtet kështu bënë”, duket se “Rilindjen” dhe ushtarët e saj, nuk po i
ndal asgjë, as morali i përdhosur, as dinjiteti i humbur, dhe as ndjenja njerëzore
e humane, për t’ju trembur të paktën ligjit dhe ndëshkimit të tij. Madje me
milionat e zhvatura, ata prej kohësh kanë hartuar dhe miratuar edhe strategjinë
e blerjes së votave në qershorin e 2017. “Rilindja” dhe rilindësit e rinj, e
mësuan shumë shpejt teorinë dhe praktikën e “zhvatjes së parave pa bujë , dhe me
zhurmë”, pra në heshtje, por edhe me propagandë kundër në rast nevoje. Posti i
konsumoi shpejt Rilindësit, ashtu sikundër i transformoi ata në ushunjëza të
parave , dhe gjithçka tjetër që blihet dhe shitet. Roli i deputetëve si tenderues
dhe seleksionues në “konkurset” e reja, mbetet ndoshta edhe testi për vetë ata,
që ta bindin zotin Rama t’i fusë emrin në listat e qershorit 2017, për të
rindërtuar imazhin negativ të qeverisjes më të korruptuar që ka pasur
ndonjëherë vendi. Mësohet se, “gjysma e deputetëve në rrethet e mëdha nuk do të
kenë shansin të rifuten në listat e 2017, pasi Rama nuk mendon se ata kanë pasur
dhe kanë ruajtur tempin e duhur, dhe në shumë raste, kanë përfituar nga emri dhe
besimi i tepruar i tij”.