“Rilindja” është fushëbeteje ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht!

100

Kim Mehmeti:

Të gjitha partitë shqiptare, të cilat gjatë kohë kanë qenë në pushtet – pa përjashtim dhe kudo që janë – nuk i sollën popullit thuajse asnjë të mirë, por u prunë pasuri përrallore drejtuesve të tyre.

Partitë e tilla doemos do përfundonin aty ku janë sot: Si vëllazëri e të gjitha ‘qelbësirave’ që kanë shoqëritë shqiptare, pra si gropa ‘septike’ ku derdhet arroganca e nëntokës politike dhe hajdutëria e drejtuesve partiakë.

Dhe këtë më së miri e shpërfaq “Rilindja” e Piktorit, e cila është shndërruar në fushëbeteje ku luftojnë mes veti për jetë a vdekje kriminelët e fortë politikisht, që nuk kanë më nevojë për mbulesë partiake dhe, politikanët e pasur materialisht, të cilëve nuk u duhet më shërbimi i nëntokës politike.

Kësaj lufte nuk do mund t’i shpëtojë asnjë nga partitë shqiptare, drejtuesit e të cilave janë majmur duke ngrënë nga grazhdi i shtetit. Lëvizja Vendvendosje është e vetmja shpresë e pa njollosur dhe e pa harxhuar shqiptare, e cila ka mundësi të tregojë, se edhe shqiptaria mund të bëjë politikë të mbështetur mbi përgjegjësi e ndershmëri, e jo mbi hajdutëri e pafytyrësi!