Rilindasi Alket Hyseni nuk paguan energjinë, i ka 17 milion borxh OSHEE-së

480
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku sipas një dokumenti që i kanë sjellë me SMS, deputeti socialist Alket Hyseni ka borxh ndaj OSHEE-së një shumë të majme.
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Hysenin një “mafioz” ndërkohë që shkruan:
“Mafiozi Alket Hyseni së bashku me kushuririn nuk paguajnë energjinë, – shkruan Berisha. – Akuzohen për 17 milionë lekë borxh OSHEE! Lexoni mesazhin, shikoni dokumentat e qytetarit dixhital.
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje doktor Berisha.
Alket Hyseni së bashku me Sheme Lulon, kushëririn e tij dhe njëkohësisht drejtori i Ujësjellësit Sarandë, rezultojnë debitorë në OSSHE në shumën e 17 milionë lekëve.”/27.al