Rikthimi i vizave, 55% e shqiptarëve bëjnë përgjegjës qeverinë dhe krimin

143

55.5% e shqiptarëve bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe krimin për vendimin e Hollandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Rezultatet e sondazhit nuk janë të opozitës, por janë të televizionit kombëtar Top Channel, i njohur për linjën editoriale pro qeverisë dhe kundër Partisë Demokratike.

Ky rezultat është fotografuar në orën 20.15 të së premtes, pak orë pasi Top Channel shfaqi një kronikë të paprecedentë në lajmet e para të edicionit informativ, me titullin “Hollanda po kthehet në narkoshtet”.

Kronika ndjek linjën denigruese të ndjekur këto dy ditë nga qeveria. Por me votimin e tyre vetëm një pakicë  prej 34 përqind mendojnë së Edi Rama nuk është përgjegjës dhe kanë gjetur Hollandën si armikun e ri të jashtëm.

Shumica prej 55.5% kanë drejtuar gishtin tek qeveria dhe tek krimi. Rezultati i këtij sondazhi të Top Channel, që nuk kontrollohet nga opozita, përkon me të gjitha sondazhet e fundit, të bëra nga disa organizma të pavarur, të huaj dhe vendas, sondazhe të cilat rezultojnë se shumicë qeverisëse në vend me gati 55% të votave, është Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar.
Image