Rikthim të vizave? Rama: Refuzoj çdo përpjekje politike për të treguar me gisht shqiptarët

555
Kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me homologët e ti të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se tryeza u mbajt për fuqizimin e ekonomisë dixhitale.
Mes të tjerash Rama, duke marrë shkas nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar për heqjen e vizave me Holandën, ai theksoi në mënyurë indirekte, duke nënvizuar faktin se refuzon me çdo kusht shenjës trimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.

“Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë. Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”, tha Rama.

Sigal