Rikthehet frika në Lushnje, 50 plumba drejt banesës së njeriut të Aldo Bares

599
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen ‘18 tetori’, ndërsa është qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit Arjan Aliços. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Mësohet se Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Barës dhe ndodhet në burg, pasi është arrestuar në vitin 2009 për një sërë veprash penale. Alico është i akuzuar për krimin e ndodhur në vitin 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, pasi në një pikë loto-baste ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën.
Gjykata e Krimeve te Renda kishte nxjerre ne 21 prill te vitit 2006, masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj Alicos. Ai akuzohet për “pjesëmarrje ne organizate kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “vjedhje me dhune” dhe “dhunim te varreve”.
Sigal