Rikthehen reshjet, Zef Preçi: Përmbytjet, jo nga apokalipsi, por nga korrupsioni. Kënaquni me artikujt e blerë për Shqipërinë!

679
Preçi: Përmbytje nga korrupsioni, jo nga apokalipsi

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, u shpreh se Shqipëria nuk është përmbytur nga apokalipsi, por nga korrupsioni. Duke iu referuar rastit të Gjirokastrës, ku disa banesa rrezikohen nga shembja e rrugës në një zonë ku nuk duhej të ndërtohej, ish-ministri nënvizon se fatkeqësi të tjera na presin. “Apokalipsi? Jo, kohë me shi siç ka ndodhur e ndodh prej shekujsh, por me pasoja aty ku mediokriteti ka mbërthyer në majë. Për pak para korrupsioni më shumë në xhepa zyrtarësh dhe me një tufë nëpunësish mediokër e partiakë të thekur, fatkeqësi të tjera njerëzore si kjo në foton e Gjirokastrës na presin”, shprehet Preçi. Ai nuk mungoi të ironizonte edhe reklamimin nga qeveritarët të artikujve të shtypit ndërkombëtar për Shqipërinë. “Deri atëherë kënaquni me ndonjë vizatim të vendit apo artikull të sponsorizuar me para borxh në mass-median ndërkombëtare”, nënvizoi Zef Preçi.
Sigal