Riformatimi i PD-së, Spaho: Në shtator nis puna, gjithçka sipas statutit

756
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, rrëfen për gazetën “Telegraf”, kohën kur dhe si do të riorganizohet kjo parti, pas zgjedhjeve të kryetarit
Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Demokratike, duket se ka fituar një farë qetësie, për sa i përket zërave dhe debateve pro dhe kundër kandidaturave dhe mënyrës së përdorur. Brenda kësaj partie do të duhet të bëhet një punë e madhe, me qëllim që të ringrihen të gjitha strukturat. Ndërkohë e gjitha duhet të fillojë nga baza për të mbërritur tek kupola. E para që pritet nga drejtuesit e kësaj partie, është bërja e një analize të thellë për humbjen e thellë që pësuan në25 qershor. Një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka marrë kryetari Lulzim Basha, ndërsa nuk ka përjashtuar nga kjo përgjegjësi, edhe kritikët, ata që për gati tre muaj hodhën lumë akuzash ndaj tij. Basha është shprehur se mban përgjegjësi direkt për listat. Është akuzuar edhe për mënyrën se si veproi për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me Edi Ramën në 18 maj. Ndërsa humbja iu atribua e gjitha atij. Tashmë, Basha duhet të nis nga vetja. Pas organizoi zgjedhjet brenda partisë dhe fitoi ndaj Eduard Selamit, duke marrë 90% të votave, Basha duhet të nis me analizën. Pas këtij veprimi, PD duhet të punojë fort për të ringritur strukturat, të cilat duket se janë të copëzuara. Një pjesë e anëtarëve të kryesisë do të largohen, kjo pas zhvillimeve të fundit. Ndërkohë i pari që ka dhënë dorëheqjen ka qenë anëtari Tomorr Alizoti. Ka të tjerë që ende nuk janë shprehur, edhe pse kanë qenë kritikët më të mëdhenj të Bashës. Nevojë për riformatim kanë edhe strukturat në të gjitha degët në rrethe. Por për të organizuar të gjitha këto do të duhet më parë të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike. Për të në folur lidhur me mënyrën se si të do veprohet pas fazës së parë, ku u rizgjodh kryetari i partisë ne pyetëm nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Pak ditë më parë përfunduan zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Kur do të nisë puna për të riformatuar strukturat e partisë?
Është e vërtetë që ne na pret një punë e madhe. Por gjithçka do të zhvillohet në bazë të statutit të partisë dhe do të ec normalisht. Gjithçka do kohën e saj. Edhe kjo fazë mendoj se do të zhvillohet në këtë mënyrë. Tashmë puna do të nis në shtator.
Nga do të nisë puna?
Do të bëhen të gjitha ndryshimet dhe riformatimet e mundshme. Do të punohet me strukturat në rrethe. E gjitha struktura do të rishikohet dhe do bëhet një analizë e thelluar. 
Por më pas si do të vazhdohet. Kur do të kemi kryesinë e re?
Ashtu sikundër e deklarova gjithçka do të bëhet sipas statutit. Ndryshimet do të ndodhin dhe strukturat do të plotësohen. Por të gjitha në shtator. Në këtë muaj do të mblidhet edhe Kuvendi i Partisë Demokratike. Nga Kuvendi do të zgjidhet Këshilli Kombëtar. Më pas do të jetë Këshilli ai që do të zgjedh edhe Kryesinë e Partisë. Çdo gjë do të bëhet sipas rregullave. Aktualisht sapo kemi përfunduar zgjedhjet në parti dhe kjo ishte pika kryesore. Më pas do të bëhen analizat e duhura dhe zgjedhjet. 
Sigal