Ridvan Bode/ Propaganda që po fundos ekonominë

426
Sigal

Ish- ministri i Financave, flet në Kuvend për buxhetin dhe paketën fiskale, qeveritarët fushatë agresive për denigrimin e vendit

Më në fund në këtë seancë mblidhemi për të diskutuar rrëzimin e një sistemi takash rreth një projekti, i cili që në fillim është një projekt, i  cili lezionon perspektivën ekonomike të vendit.

Ky kohezion i jep ekonomisë goditjen fatale për ta zhytur ekonominë në recension. Në fakt ky ishte një akt i pritshëm, pasi prej kohësh qeveritarët aktualë kanë ndërmarrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit. Ata po shuajnë çdo perspektivë të qytetarëve shqiptarë. Kjo ka një qëllim të përcaktuar, pasi qeveria “Rama” e ndodhur përballë këtij programi si dhe e dekurajuar ka ndërmarrë këtë veprim për të ndyrë të dyja duart. Në njërën dorë po e zhyt duart në xhepat e biznesit dhe në dorën tjetër po boshatis arkën e bankave përmes një marrjeje borxhi katastrofike, e cila në harkun kohor të 6 muajve të fundit  ka arritur në plot 1.5 miliardë dollar ose një të katërtën e borxhit publik që ka aktualisht ekonomia e vendit. Rritja me 13 % e PBB-së nën pretekstin e borxhit të lënë nga qeveria e mëparshme, dëshmon qëllimin e kësaj qeverie që t’i krijojë komoditet vetes së vet, që të qeverisë pa program dhe vizion. Fundi i taksave proporcionale është fillimi i një regresioni në ekonomi. Tatimi mbi të ardhurat personale ka në thelbin e tij tehun e demagogjisë dhe rrënimin e qytetarëve. Vetëm përmes kësaj takse, ftohen 100% e qytetarëve që të paguajnë një taksë të lartë që shkon në 220 milion dollarë në vit, në një kohë kur kemi nevojë të mbajmë gjallë konsumin dhe investimet si të vetmet instrumente për të mos rënë në krizë. Propaganda po deklaron se përmes taksës progresive do të paguajnë më pak 97% e qytetarëve. Është një gënjeshtër me bisht që po bëhet prej kësaj qeverie. Janë 242, ose 56.4% mijë të punësuar e forcave të punës që përjashtohen nga pagimi i kësaj takes. Këta mbeten me gisht në gojë si pasojë e kësaj demagogjie. Kjo kategori njerëzish nuk fitojnë gjë nga shkalla progresive. Ata janë të detyruar që të paguajnë më shumë. Kjo kategori do të paguajë një taksë rreth dy herë më të lartë për banesën e tij. Pra në një vit rreth 15 mijë lekë më shumë do të paguajnë. Të gjithë duhanpirësit janë të detyruar që të paguajnë rreth 140 lekë më shumë që janë gjysma e shqiptarëve. Të gjitha kategoritë do të paguajnë për karburantin 120 lekë më shumë dhe ata që nuk kanë makina do të paguajnë çmimin e rritur të biletës me 15% më të lartë.

Të gjithë ata që kanë marrë një pagë deri në 300 mijë lekë nuk do të ketë më rritje pagash. Vetëm nga mospagimi i 100 mijë lekëshit të vjetër ata ndjehen të pakësuar me gati gjysmën e pagës së tyre.

I vetmi grup për të cilin qeveria vë demagogjinë e madhe është ai me paga nga 30-12o mijë lekë. Dhe këta janë 43% e të punësuarve, të cilëve u tundet fleta ku u thuhet se do të përfitojnë diçka dhe këto përfitime edhe pse janë qesharake humbasin në serinë e premtimeve që japin pushtetarët. Marrim kategorinë e përfituesve  që sipas qeverisë do të jenë përfituesit më të mëdhenj. Janë të gjitha ato kategori që kanë paga deri në 400 mijë lekë të vjetra. Ata përfitojnë në vit 32400 lekë të vjetra, por nga ana tjetër vetëm nga inflacioni që parashikohet  për shkak të rritjes së çmimit të karburantit do të humbasin 19 mijë lekë. Nga  taksa e karburanteve do t’u kushtojë më shumë karburanti me 14400 lekë. Do të paguajnë më shumë për akcizat rreth 10 mijë lekë më shumë. Pra, në vend të një përfitimi do të kenë një humbje mesatarisht në muaj prej 975 lekë ose një humbje në tërësi deri në fund të vitit prej 12 mijë lekë të reja. Por, për këtë kategori dhe atë të të paguarve nën këtë fashë nuk mbaron vetëm me taksat e dyta të vendosura. Të gjithë të punësuarit mbi 90 mijë lekë në muaj do t’u duhet që të paguajnë një taksë për shëndetin, të cilën nuk  e kanë paguar ndonjëherë deri më sot dhe ajo do të jetë për të gjitha këto kategori në masën prej 4.5%.  Kjo taksë bën zero përfitimin që vjen nga llogaritë e hesapeve të shkallareve që bëjnë ministrat që ndodhen këtu mbrapa nesh. Të gjitha këto kategori do të privohen nga rritja e pagave, të cilët deri më sot e kanë përfituar  dhe unë nuk dua që t’u kujtoj arsimtarëve, infermierëve, mjekëve, specialistëve të mesëm se sa është vlera e përfitimit të tyre. Por mund t’u them se pagat e këtyre kategorive në harkun kohor të 2 viteve të fundit janë rritur nga 2.3-2.5 herë më shumë. Por, nuk janë vetëm të punësuarit që do të paguajnë taksa të rritura. Fermerët ftohen që të paguajnë një taksë prej 120 mijë lekësh për litër më shumë.

Ata detyrohen që të paguajnë një kontribut të sigurimit shoqëror nga 5-8 herë më të lartë, edhe pse qeveritarët e kanë kuptuar gafën e këtij propozimi dehe që tani po përhiqen që ta ndërrojnë në projekt. Pa përmendur rritjen e përgjithshme të çmimeve që vjen si pasojë e rritjes së taksës së karburantit dhe taksave të tjera. Të gjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera në këtë buxhet kanë një rritje zero në të ardhurat e  tyre nominale. Të gjithë janë në kushtet e humbjes së të ardhurave për shkak të presionit të rritjes së çmimeve që bën kjo paketë për të gjitha kategoritë. Taksa progresive do të jetë edhe për biznesin dhe jo proporcionale siç edhe u theksua nga qeveria. Një taksë progresive prej 15% të tatimit mbi fitimin do të jetë një taksë  nga e cila biznesi do të paguajë rreth 60 milionë në mënyrë të drejtpërdrejtë sipas parashikimeve të bëra nga qeveria. Kjo është një taksë mbi fitimin ndër më të mëdhatë, nga e cila biznesi mund të ketë paguar deri më sot. Nga ana tjetër, e përkthyer në vende pune do të thotë rreh 14 mijë vende më pak për 2014. Rritja e taksave progresive dhe progresiviteti në vetvete është instrumenti më i goditur për të rritur evazionin e të ardhurave.

Thelbi i kërkesave të biznesit sot për sot është normalizimi i konkurrencës, por me rritjen prej 50% të taksës mbi biznesin e madh bën  një presion të madh për copëzimin e biznesit, rritjen e informalitetit. Një masë e tillë gjithashtu bën një presion të madh për një konkurrencë të pandershme dhe pikërisht në fashën e dytë, aty ku realisht biznesi është i vogël do të ketë një ndikim mjaft negative në këtë drejtim. Por nga ana tjetër rritja progresive e taksave  në paketën fiskale do të thotë një rritje e taksës së konsumit të qytetarëve, e cila është e barabartë 14 miliardë lekë ose 140 milion dollar. Por gjithashtu, një rritje e taksave mbi biznesin prej 120 milionë dollarë, të dyja së bashku pakësojnë konsumin, ose bllokojnë investimet në ekonomi. E thënë ndryshe do të thotë se për 2014 për 35 mijë të punësuarve në tregun aktual, ose për të gjithë ata që presin të futen në tregun e punës do të kenë një përgjigje negative, pasi mungojnë fondet për investime në ekonominë shqiptare.

Mjafton të lexohet fabula që ka bërë qeveria për buxhetin, e cila rrit prodhimin e përgjithshëm bruto me 400 milion dollar dhe nga ana tjetër fut në buxhet  420 milion dollar shtesë, do të thotë që, ekonomisë dhe konsumatorëve nuk u mbetet asnjë gjë  për të rritur konsumin apo investimet.

Me mënyrat e saj të përllogaritjes, si dhe me shifrat që sjell këtu qeveria de fakto pranon se ekonomia shqiptare për vitin 2014 do të jetë në recesion.