Rezultati i dobët në zgjedhje, jep dorëheqjen kryetari i APD-së, Bilal Kola

556
Bilal Kola, themelues dhe kryetar i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 qershorit. “Pas 1 reflektimi të thellë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD! Në publikimin zyrtar të KQZ, pas kryerjes së procesit të ri-numërimit të disa kutive në Qarkun Tiranë, rezultoi që APD ishte subjekti i tretë më i dëmtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund të zhbëjë rezultatin tejet të dobët si dhe përgjegjësinë personale që unë ndjej për këtë rezultat. Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht gjithë votuesit e APD për besimin e dhënë. Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht dhe t’u shpreh mirënjohjen e thellë gjithë kontributorëve në APD për kurajën civile, punën e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt për jetësimin e kauzave të larta APD. Dëshiroj t’i siguroj të gjithë kontributorët dhe votuesit e APD se tek unë personalisht do kenë gjithmonë 1 mik dhe bashkudhëtar në arritjen e objektivave të përbashkëta dhe jetësimin e kauzave të larta. Jeta vazhdon, synimet vazhdojnë, objektivat nuk ndryshojnë! Me mirënjohje të thellë. Juaji Bilal Kola”, shkruan , themelues dhe kryetar i Aleancës Popullore për Drejtësi, Bilal Kola.
Sigal