Rezultatet e 21 qershorit, PD ankimon në KQZ rezultatin në Tepelenë e Kurbin

446
Partia Demokratike pritet të kontestojë zgjedhjet e 21 qershorit në disa bashki të vendit. E para bashki ku do të kundërshtohet rezultati do të jetë Tepelena, për të cilën Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën ankimore ,që kundërshton mënyrën e mbajtjess ë zgjedhjeve e që si pasojë ka nxjerrë fitues kandidatin e majtë.
Në kërkesë thuhet se fleta e votimit ka qenë e gabuar pasi 2 kanddiatët e ASHE dhe APPD kanë pasur të njejtin numër rendor në fletë, nr 2, çka ka sjellë sipas tyre konfuzion mes zgjedhjësve. Një tjetër pikë ku demokratët mbështesin kërkesën ankimore është edhe pretendimi se mazhoranca ka ushtruar presion ndaj administratës.
Zgjedhjet lokale në Tepelenë u fituan nga kandidati i majtë Tërmet Peçi i cili la pas me 2138 vota ndaj kandidatin e djathtë Veip Çela , si dhe kandidatin e pavarur Dritan Memsuhi i cili po ashtu do të dorëzojë një kërkesë ankimore në KQZ.
Ndërkohë të parat kundërshtime për zgjedhjet e 21 qershorit në KQZ kanë ardhur nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, si dhe Partia Aleanca Demokratike Shqiptare të cilat u kthyen për plotësim . Një tjetër bashki që pritet të kontestohet nga PD është ajo e Kurbinit, për të cilën demokratët kanë dërguar edhe një procedim penal në Prokurori për komisionerët e PS.
Sigal