Rezoluta për Shqipërinë, PE rrëzon grekët. “Fiton” 21 Janari

492
Eurodeputetët i kanë dhënë të drejtë kolegut të tyre të djathtë, Eduard Kukan, për t’u kërkuar autoriteteve shqiptare për ndëshkimin e fajtorëve për ngjarjet e përgjakshme të 21 Janarit 2011.
Me shumicë votash u miratua amendamenti 157 i propozuar nga Kukan, që shpreh “keqardhjen se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive” dhe “i fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 Janarit 2011”.
Eurodeputeti sllovak ka respektuar premtimin solemn ndaj familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të pergjakshme.
Gjatë votimit të 231 amendamenteve pati konsensus mes dy grupeve kryesore politike. Janë votuar me shumicë votash amendamentet që kanë të bëjnë kryesisht me luftën ndaj korrupsionit, duke instaluar në Shqipëri një sistem të ri drejtësie, nëpërmjet rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë.
Ndër amendamentet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 18 qershor, ra në sy amendamenti 83 i një grupi deputetësh, që u kërkon autoriteteve të përfshijnë në votime rreth 2 milionë shqiptarë që jetojnë në emigracion.
Eurodeputetët rrëzuan amendamentet që ishin hartuar nga kolegët grekë dhe ata bullgarë, mbi çështjet e pronave, detin dhe kishat, ndërsa u shpreh çudi për ekzistencën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri.
Sigal